http://www.botasot.info/img/hamza.jpgEdhe pse anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) do të ndihmonte në financimin e projekteve zhvillimore për ekonominë, aderimi i vendit tonë në këtë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar nuk pritet të ndodhë as këtë vit, pasi ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme që të aplikohet për anëtarësim. Zyrtarët qeveritarë kanë premtuar disa herë, se anëtarësimi i Kosovës në BERZH, do të bëhet gjatë këtij viti, por si duket ky do të mbetet vetëm një premtim.

SHPËRNDAJE