32717ca2-d9ed-4735-b791-cccbc1bf6f09Gjatë natës policia ka vijuar operacion për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në grabitjen e dy autoblindave të bankave në rrugën e Rinasit. Sot në mëngjes policia njoftoi se “në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë amerikanë, australiane, kanadeze si dhe Euro”.

Ndërsa, në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarësh.

Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.

Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje, tha policia.

de421cfc-b0c3-4ba0-9049-707c9e14dd451db50ad1-d392-4772-999b-b04e971053d6dd6f6e6e-1ef1-4a21-9bad-33d2e81fa13b

SHPËRNDAJE