Në sallë 32-vjecari ka pranuar përgjegjësinë e tij për vrasjet, por është deklaruar ‘i pafajshëm’, ashtu sikurse ka thënë edhe në momentin e arrestimit. Ky person, që mediat e kanë krahasuar me një përbindësh, pretendon se ka bërë veprimin më të mirë të ndalur ‘aleancën marksiste-islamike’, duke theksuar edhe bindjet e veta ideologjike.

(I plotësuar) – Policia e kryeqytet norvegjez, Oslo ka publikuar shifrat reale të masakrës së të premtes në ishullin Utoja dhe në qendër të kryeqytetit.

Gjatë një konference për shtyp, policia uli në 68 numrin e të vrarëve në ishull, ndërsa 8 është numri i të vdekurve nga shpërthimi i bombës në qendër të Oslos.

Sipas policisë, numri i viktimave, pa përfshirë të humburit, për të cilët vazhdojnë kërkimet, është 76. Fillimisht mediat e ndryshme norvegjeze dhe ndërkombëtare kishin raportuar 93 viktima në të dy atentatet në Norvegji.

* * * * * * *

Në Norvegji, seanca e masës së arrestit për personin që pranoi se kreu masakrën e së premtes, përfundoi pas 35 minutash.

Prokurorët thanë se do të kërkojnë që Anders Behring Breivik të mbahet në arrest për një periudhë prej tetë javësh, periudhë e cila mund të zgjatet para fillimit të gjyqit.

Po sot, gjyqtari vendosi që seanca e sotme të mbahej me dyer të mbyllura pa praninë e publikut dhe të medias. Breivik kishte kërkuar që seanca të ishte e hapur për të shpjeguar motivet e tij.

Një gjykatës norvegjez vendosi sot që norvegjezi që ka marrë përsipër sulmet e së premtes, të mbahet në paraburgim për tetë javë, ndërsa policia ka ulur shifrën e të vdekurve nga sulmet.

Gjykatësi Kim Heger tha në një konferencë për gazetarë në Osllo se 32 vjeçari Anders Behring Breivik do të mbahet i izoluar në katër javët e para.

Heger tha se Breivik ka pranuar përgjegjësinë pë sulmet, por ka refuzuar që të pranojë fajësinë:

“Me gjithë faktin se i akuzuari njeh rrethanat aktuale, ai nuk është deklaruar fajtor. Nga ajo që gjykata e ka kuptuar, i akuzuari beson se është dashur të kryejë këto sulme, për ta shpëtuar Norvegjinë dhe Evropën Perëndimore nga, në mes tjerash, marksizmi kulturor dhe nga marrja prej myslimanëve”, ka thënë Heger.

Ai po ashtu tha se Breivik ka thënë në seancën e sotëm me dyer të mbyllura, se ka punuar me “dy celula tjera në organizimin” e sulmeve.

Policia, sipas gjykatësit, është duke i hetuar pretendimet.

Ai përballet me akuza terrorizmi për shpërthimin në selinë e kryeministrit në Oslo dhe pastaj vrasjen e rinjve në një kamp në ishullin Utoeya. Zyrtarët kanë thënë se numri i të vrarëve është 93.

Avokati i çështjes thotë se klienti i tij i ka pranuar të dy sulmet, por mohon të ketë kryer ndonjë krim. Sipas avokatit, Breivik beson se veprimet e tij ishin “barbare”, por të nevojshme për të sjellë një “revolucion” në shoqërinë norvegjeze.

Gjykata vendosi që Breivik do të mbahet në paraburgim për 8 javë, ndërsa katër javët e para do të mbahet në izolim.

Breivik do të qëndrojë në izolim ku nuk do të marrë as letra si dhe nuk do të ketë vizitorë përveç avokatit të tij. Ndërkohë, autoritetet do të vazhdojnë hetimet.

Babai: Nuk dija gje per tim bir

Nje ekip policesh norvegjeze kaloi disa ore ne shtepine e Jens Breivik, babait te njeriut qe shokoi vendin me vrasjen e me shume se 90 personave.

Burri, krejtesisht i shokuar, ka rrefyer se nuk kishte as idene me te vogel per bindjet e cuditshme te te birit dhe mbi te gjitha per ate qe po planifikonte. Perfshirjen e 32-vjecarit ne sulmet e renda te se premtes, ai vete e ka mesuar nga edicionet online te gazetave vendase, ku ka pare te shfaqej emri dhe fotografia e tij.

Jens Breivik eshte nje pensionist qe jeton ne France dhe me djalin e tij nuk ka patur kontakte qe prej 1995-es.

Ndalen kërkimet në ishull

Kerkimi per trupa te tjere ne ishull eshte mbyllur. Sipas mediave gjermane i akuzuari për atentatet në Norvegji, në një pamflet të publikuar në internet përmend edhe kancelaren gjermane Angela Merkel dhe në përgjithësi Partinë Socialdemokrate gjermane, si dhe ekologjistët, si objektiva të mundshëm sulmi.

Gazeta “Die Hamburger Morgenpost” bën më tej të ditur se autoriteti për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani ka nisur nje hetim. Në pamfletin e tij prej 1500 faqesh, i akuzuari për atentatet në Norvegji, Anders Behring Breivik, bën thirrje për shpëtimin e Evropën nga islamizimi dhe marksizmi.

Oslo: Breivik, arrin në gjykatë

Norvegjezi 32 vjeçar, Anders Breivik, i cili ka pranuar se ka vendosur një bombë të premten, në një ndërtesë dhe ka lënë më shumë se 90 të vdekur, ka arritur në një seancë dëgjimore në Oslo.

Pas disa kërkesave gjykatësit thanë se seanca do të jetë mbyllur. Prokurorët thanë se do të kërkojnë të paktën tetë javë paraburgim për Breivikun. Në mesditë, norvegjezët kanë mbajtur një minutë heshtje, në nderim të 93 personave që humbën jetën.

SHPËRNDAJE