Këngëtarja Nora Istrefi e cila të mërkurën ishte për një koncert në Preshevë para mërgimtarëve u shpreh mjaft e kënaqur me mikpritjen duke thënë se kjo nuk është hera e parë që ka performuar para publikut të kësaj ane, duke e ditur kështu nga përvojat e kaluara se sa mikpritës janë qytetarët e Kosovës Lindore.

Gjatë një prononcimi për Agjencinë Informative Kombetare “Presheva Jonë” Nora Istrefi ka zbuluar se të shtunën (nesër) do të publikohet videoklipi më i ri për të cilin klip këngëtarja nuk ka dashur të flas më tepër, duke lënë kështu surpriza. “Videoklipi është punuar me mjaft përkushtim dhe mund, shpresoj që do tu pëlqej fansave” tha ndër të tjera këngëtarja Nora Istrefi. Per viziten ne Presheve dhe videoklipin e saj te ri , neser mund te lexoni nje interviste me gjersisht,  ekskluyive per “Presheva Jone”.

SHPËRNDAJE