Kompania finlandeze, Nokia, prodhuesi më i madh botëror i telefonave mobilë, ka njoftuar sot se do t’i shuajë 3500 vende të punës, kryesisht duke e mbyllur fabrikën e re në Rumani.

Nokia vlerëson se 2200 punëtorë do të preken nga mbyllja e fabrikës, në fund të këtij viti, në qytetin qendror Kluj, të Rumanisë.

Kjo fabrikë ishte hapur në vitin 2008.

Të 1300 vendet e tjera, që shuhen, do të kenë efekt te punëtorët e kompanisë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara dhe në Finlandë.

Nokia po përpiqet ta rimarrë rolin dominues në sektorin e telefonave mobilë, dhe për këtë arsye, në fillim të këtij viti, ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me gjigantin softuerik, Microsoft, për ta përdorë sistemin e tij operues, Windows.

SHPËRNDAJE