NDODHË EDHE KJO: 500 vjet jemi gënjyer? Nuk janë të Skënderbeut armët në Vjenë ?!

Për 500 vjet kemi qenë të bindur se shpata që qëndron në muzeun e Vjenës është ajo më të cilën Skënderbeu, luftoi perandorinë turke. E pikërisht në 100-vjetorin e pavarësisë kur ajo do vijë në Atdhe , ngrihen dyshime mbi origjinalit e saj. Frederik Stamati një prej kuratorëve më të njour hedh dyshime rreth kësaj shpate duke lënë të kuptohet se po punon për të zbuluar nëse është apo jo vërtet ajo shpata që u mbajt në dorë nga heroi ynë kombëtar

 

Tiranë, 13 shtator

Kuratori shqiptar Frederik Stamati thotë se po punon për të zbardhur të vërtetën rreth dyshimeve që janë hedhur më parë për origjinalitetin e shpatës së Skënderbeut, e cila ndodhet në Muzeun Historik të Artit në Vjenë. Bashkë me përkrenaren e famshme me brirë të dhisë, ajo do t’i huazohet Tiranës për ekspozim nga ky muze, në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Shefi i Laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit në Shqipëri, Stamati të thotë se studimi i tij, është teknik dhe jo historik dhe do të zbardhë një sërë çështjesh, të cilat nuk janë thënë ndonjëherë dhe do të ndihmojnë variantet e vërtetësisë së tyre.

“Nuk e kam përfunduar ende këtë studim”, thotë Stamati, ndërsa ka bërë të ditur se Muzeu i Vjenës disponon dokumentacionin e blerjes së këtyre armëve të Skënderbeut dhe se si janë
trashëguar.

“Arsyet se pse ngrihet nga ndonjë person ndonjë dyshim mendoj se janë të karakterit dokumentar, që kërkojnë të rrisin sigurinë. Nganjëherë skeptikët të shtyjnë të ecësh përpara dhe bëjnë më shumë mirë se sa dëm, sepse i afrohesh më pranë të vërtetë, ndoshta pikërisht asaj. Unë për këtë po punoj”, vëren Stamati.

Ka qenë i pari Konica ai që kishte shprehur dyshimet për origjinalitetin e armëve të heroit kombëtar që ndodhen në Vjenë. E të njëjtën gjë e ka bërë edhe historiani Oliver Schmitt, i cili
ka bërë një studim të thellë mbi Skënderbeun. Dy shpata që ndodhen në Muzeun e Armëve në Vjenë – njëra e gjatë 90 centimetra dhe tjetra 31 centimetra – Schmitt, konsideron se nuk janë përdorur nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas historianit Schmitt hulumtimi nga aspekti historik i arteve tregon se shpata e gjatë është një armë tipike nga Bohemia, e cila zor se ka qenë pronë e Skënderbeut. “Arma më e shkurtër me teh të drejtë mund të jetë prodhuar në Ballkan, por shënimi në arabisht është me gabime dhe vështirë mund të merret me mend që Skënderbeu, i cili i njihte gjuhët, do ta
kishte pranuar një falsifikim të tillë”, shkruan Schmitt në biografinë e Skënderbeut.

“Kjo shpatë është një punim elegant dhe me vlerë, si e tillë ajo mund të gjendet veç në koleksionet e sulltanëve në Sarajin Topkapi. Përkrenarja, ndërkaq, sipas të gjitha gjasave është
prodhuar në Venedik në fillim të shekullit XVI dhe më vonë ka përfunduar në koleksionin artistik të arqidukës Ferdinandit II në kështjellën Ambras në Tirol”, shkruan më tej ai.

Schmitt supozon se për shkak të formës së shkrimit në përkrenare ajo zor se mund të jetë e shekullit XV, por, sipas tij, mbase origjinal janë brirët e dhisë – elementi qendror simbolik, i
cili tregon famën e Skënderbeut si Leka i ri i Madh. Në dhjetor të vitit 1466, Skënderbeu nga Papa Pali II kishte marrë dhuratë një shpatë elegante, por ajo nuk dihet ku ka mbetur.

Pas shumë kërkesave të Shqipërisë, Muzeu Historik i Artit në Vjenë është bindur të japë leje për ekspozim në kryeqytetin shqiptar armët e heroit kombëtar.

Tre specialistë nga ky Muze, Beaufort Christian, Selvia Ferino dhe Florian Raunig, kishin vizituar më 23 korrik të këtij viti Muzeun Historik Kombëtar dhe sipas shefes së muzologjisë dhe historisë në këtë institucion, ata kanë rënë dakord në parim për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut.
NODHË EDHE KJO: 500 vjet jemi gënjyer? Nuk janë të Skënderbeut armët në Vjenë ?!

 

Premtimi për të lejuar sjelljen e këtyre eksponateve për ekspozim në Shqipëri ishte bërë nga ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut, që u mbajt në Kroaci në fillim të këtij muaji.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, mes një sërë aktivitetesh të rëndësishme, u fol edhe për mundësinë që Qeveria austriake t’i huazonte sa për ekspozim.

Përgjigjja ka qenë gjithnjë negative, duke theksuar se rregullat e muzeut nuk e lejonin lëvizjen e objekteve të kësaj rëndësie që janë ekspozuar. Kjo do të jetë hera e parë e ekspozimit të tyre në Tiranë.

SHPËRNDAJE