EKSKLUZIVE: Flet për “Presheva Jonë” shefi i Interpol-it  z.Ronald K. Noble

Sipas njeriut numër një të Interpol-it z. Ronald K. Noble, anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të bëhet, por sipas tij, nuk mund të thuhet ndonjë datë e saktë. Neve në INTERPOL nuk na intereson se Kosova eshte anëtare e BE-së apo OKB-së.., pohon z.Noble  “Në krahasim me vizitën time para 7-8 vjetësh, pikërisht në vitin 2003 kur isha në Prishtinë mund të them se Kosova sot është në rrugë të mirë. Shqiptarët, nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet e flitet në disa media…” ka deklaruar për agjemncinë informative “Presheva Jonë” z.Ronald K. Noble, sekretar i përgjithshëm i Interpol-it

Valletta (Malta), 13 maj/ AIK-Presheva Jonë

Në kryeqytetin e Maltës, në Valletta sot përfunduan punimet e Kongresi i 40-të i organizatës ndërkombëtare të policisë Interpol. Për tri ditë rresht u tubuan se bashku rreth 150 delegacione, përfaqësues nga gati 50 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare – duke përfshirë dhe Europol-it, Frontex ku tebatua për një sër çështjesh me interes rajonal dhe ndërkombëtar mbi  krimin transnacional, duke përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, krimin e organizuar, trafikimit të drogës , trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandën e njerëzve, si dhe të piraterisë detare dhe grabitje me armë kundër anijeve. Partneritet në mes të INTERPOL dhe Bashkimit Evropian në trajtimin e këtyre sfidave te krimit eshte në epiqender te debateve  Në mesin e 500 pjesëmarrësve nga shtetet e shumta të botës gjendet edhe delegacioni i Shqipërisë, që e kryeson shefi i kësaj organizate në Shqipëri, Pëllumb Seferi. Lidhur me krimin  eorgnaizuar në ballkan dhe rolin e interpolit në e këtë drejtim për Agjencine Informative “Presheva Jone” dha nje intertviste eksluzive njeriu numer nje Interpol-it z. Ronald K. Noble, sekretar i përgjigthshëm i kësaj organizate ndërkombëtare policore antikrim.
 
 
SHQIPTARËT NUK JANË AQ TË RREZIKSHËM SA SHKRUHET E FLITET PËR TA NË DISA MEDIA
 
Presheva Jone: Fillimisht z. sekretar me një pyetje nga aktualioteti ndërkombëtar. Si e ka prutur Interpol vrasjen e Bin ladenit dhe cka me pastaj ?
 
Ronald K. Noble: Po, siq  e dini terroristi më i kërkuar në plantin tonë tashmë nuk është gjallë. Ky është një lajm i mirë, sismos  për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.  Ju mund të bëni një kontroll kryesore, një kontroll gjurmë gishtash, një kontroll të ADN-së, një kontroll i numrave të telefonit, një kontrolloni email-adresë, pa thënë se kjo është e lidhur me Bin Ladenin apo anti-terrorizmit, Ne e dimë nga ajo që kemi lexuar, se apelet klasike të Al-Kaidës se do të hakmerren dhe bota do ta paguajnë në vuajtje për vrasjen e Osama bin Ladenit.  Prandaj, ne kemi alarmuar gjithë vendet e mëdha për të bërë kujdes që të jashtëzakonshme është përdorur për të siguruar informacion është përpunuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, me vdekjene tij kjo nuk don të thoë se kanë përfunduar edhe aktivitete e Al-Kaides, aktivstët e së cilës organízate  vazhdojnë të organizojnë sulme terroriste mbarë botën.  Për shkak të kësaj duhet të mbetemi syqele dhe vigjilent, të bashkuar dhe të fokusuar në bashkëpunim dhe luftë, jo vetëm kundër rrezikut global, por edhe kundër terrorizimit nga cilido qoftë grup kudo që të jetë. 
 
 
Presheva Jonë:  kur jemi tek Bin Laden. Ne mediat nderkombëtar u tha këytre ditëve, se pas shkruarje së tij, tash në kyre të listës së më të kërkuarve gjendet kriminlei serb Ratko Mlladic.Gjatë një bisede me znj.Del Ponter tash se fundi, ajo na e tha se Mlladiq gjendet në Serbi.  Si është e mundur qe Bin Laden u gjet ne skrrepat e shkretëtirës se Azisë, ndërsa ky Mlladiqi në mes Beogradit end nuk kapet dhe nuk ekstradohet në Hagë ?
 
Ronald K. Noble:  Organizata jonë në bashkëpunim sikur me Tribunalin Penal Ndërkombëatra sahtu edhe me vendet anëtare të interpol-it, përshirë ektu edhe Serbinë , po ndjek cdo aktivitet të të akuzuarve nga Haga për krime lufte  Dhe mensoj sot a nëser edhe Mlladiq do të përjetoj të njejtën gjë sikur parardhësit e tij të arrestuar e të dërguar në Hagë.

KOSOVA ANËTARE E INTERPOL-it PO, POR NUK MUND T’JU THEM DATËN E SAKTË
 
Presheva Jonë: Si i shifni zhvillimet në Kosovë, tri vite pas pavarësisë mund të thuhet se Kosova ende mbetet vrimë e zezë, siq  e thonë disa, për Interpol-in ?
 
Ronald K. Noble : Në Kosovë është bërë një zhvillim i hovshëm si politik ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar falë angazhimit të ndërkombëtarëve, Kombeve të bashkuara, dhe tash së fundi Eulex-it duke mos harruar ketu edhe angazhimin edhe të institucioneve vendore. Në krahasim me vizitën time para 7-8 vjetësh, pikërisht në vitin 2003 kur isha në Prishtinë mund të them se Kosova sot është në rrugë të mirë. Por, kjo nuk mjafon në Kosovë edhe më tutje duhet vazhduar të punohet në luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me policinë evropiane të Eulex-it, të cilin bashkëpunim e dëshirë edhe për qytetarët e Kosovës i cili mision ashtu keshtu është kërkuar nga ata. Po ashtu do të shtoja se shqiptarët, nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet e flitet në disa media. Para tyre,  Interpoli sot ballafaqohet me kriminelë e banda mafioze shume më te rrezikshem, që veprojne sot ne Evropë e më gjerë.
 
 
Presheva Jonë: Prishtiona zyrtare flet për fillimin e ngociatave për anëtarësimin e Kosovës në interpol. Mund të ndodhë kjo se shpejti z.Noble ?
 
Ronald K. Noble : Anëtarësimi I Kosovës në Interpol do të bëhet. Po u them se do të ndodhë, por nuk mund t’ju them datën e saktë. Neve në INTERPOL nuk na intereson se Kosova eshte anëtare e BE-së apo OKB-së. Para, këto kritere nuk janë të domosdoshme për ne, për të qenë një vend, në këtë rast Kosova, anëtare e Interpol-it. Por, siq e dini Kosova eshte një pèrobnlem politik.
 
Presheva Jonë: Ronald K. Noble : Po shqipëria cfarë roli sot ka në interpol dhe  ansjelltas ?
 
Ronald K. Noble: Edhe me Shqipërinë  sikur me gjitha vendet tjera anëtare të organizatës sonë, kemi bashkëpunim të mire, sidomos në këmbimin e informacioneve në luftën kundër gjitha llojeve të kriminaliteti nga kontabanda dhe gjitha llojet tjera të traqifeve, ku shpesh Shqipëria dhe viset tjera në ballkan shfrytëzohen nga grupacione të ndryshme kriminale si terrritore veprimi apo në tranzit. Për ne Shqipëria është një vend partner i luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

 

 

 

SHPËRNDAJE