Nju Jork: U festua 10 vjetori i krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtar dhe poet nga Bujanoca, që nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, uruoi përzemërsisht të gjithëve jubileun e 10-të të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. 

 

 Beqir Sina

 


Luzi : “Shoqata Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë,  organizmi kulturor jashtë Atdheut dhe për Atdheun” 


BRONKS – NJU JORK : Në Nju Jork, të shtunën u shënua dita jubilare e themelimit të Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, me një darkë festive. Dhjetë vjet më parë, një i arratisur nga Shqipëria, në kohën e diktaturës, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur, nga Shkodra, Gjek Marinaj – themeloi në SHBA-ës, të parën shoqatë të shkrimtarëve shqiptarë. Ishte kjo një ngjarje rëndësishme, jo vetëm për shkrimtarët, por, edhe për gjithë bashkëatdhetarët tanë. Ajo edhe formalisht na la të kuptojmë, se amaneti i shkrimtarëve të mëdhenjë patriot e atdhetar në diasporë, do të mbetej e gjallë, që gjuha dhe kultura jonë të mos harrohej.

 

     Kjo shoqatë do të na kujtonte Shoqëritë dhe institucionet e para kulturore të bashkësisë shqiptaro-amerikane, që lindën në fillim të shekullit të njëzetë, në emigracionin shqiptarë në Amerikë. Të cilat, zënë fill qysh më 28 prill 1912, shoqata këto që u bashkuan për të formuar Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra, me seli në Boston dhe tash në Nju Jork.

 

    Në atë kohë ato vepruan si grup politik lobist, duke  u vendos në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë, e më pas si zë i interesave të Shqipërisë jashtë saj – duke ushtruar mjaft ndikim edhe brenda vetë Shqipërisë.

 

    Ndër figurat kryesore që dhanë ndihmesë për të forcuar bashkësinë e shqiptarëve në Amerikën e Veriut në ato vite të para, dhe që ndezën “flakë” shpirtin e krijuesve shqiptarë, më pasë;  ishin Faik bej Konica, Fan Noli, Sotir Peci , Kristo A. Dako  dhe Kostantin A. Çekrezi, Arshi Pipa, e të tjerë.

 

  Dhe nga të gjithë shkrimtarët dhe publicistët shqiptarë në zgrip të shekullit, të XX-të, ska dyshim që në këtë dhjetëvjetor, duhet kujtuar dhe më i shquari, i tyre, i cili ka qenë sigurisht Faik bej Konica. Duke bërë edhe sot e kësaj dite një ndër më inspiruesit dhe frymëzuesit e mëdhenjë të letrave shqip në diasporë, e botën shqiptare.

 


   Mbrëmja festive për nderë të 10 vjetorit të krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, u mbjatë në lokalin e njohur “Maestro’s Caterers” në Broks- Nju Jork. Me poetët dhe shkrimtarët, krijuesit shqiptarë në Amerikë, erdhën të festojnë së bashku edhe personalitete të shquara dalluar në fushën e artit e kulturës, gazetarë, biznesmen dhe afaristë, studentë ,si dhe artistë e këngëtarë të njohur të komunitetit.

 

 

Darkën e 10- Vjetorit të krijimit të shoqatës, e drejtuan Mëhill Velaj nën/Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, së bashku me poeten e njohur Ilriana Sulkuqi.


    
Shkrimtari nga Kosova, Mëhill Velaj, në hapje të fjalës së tij tha se në këtë 10 – vjetorë, ajo çka  e bënë edhe më të bukur, është prezenca e më shumë se 46 shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë në Amerikë, nga të gjitha vendbanimet shqiptare, Shqipëria, Kosova e viset e tjera shqiptare në Ballkan.

 

   Por, nënvizojë ai  edhe prezenca e përfaqësueseve të shtetit shqiptarë – Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, z Dritan Mishto,  përfaqësuesia e shtetit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, zëvendës ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara , z Petrika Jorgji dhe zoti James Pettifer, shkrimtar, gazetar, publicist dhe analist nga Britania e Madhe,  autor i disa librave për Ballkanin.

 

 

         Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, uruojë përzemërsisht të gjithve përvjetorin të 10-të të krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

 

   Adnan Mehmeti, Presidenti i kësaj shoqate, kujtojë se me nismën e Gjekë Marinajt, duke gjetur mbështetjen e njerëzve të letrave shqipe, 10 vjet më parë, u themelua Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë, e cila  për herë të parë, këtu në Amerike, bëri të mundur që krijuesit të jenë sëbashku, të komunikojnë, të lidhen dhe të njohin njëri-tjetrin.

 

      Mirëpo, theksoi zoti Mehmeti, çdo gjë që ndërtohet në themelet e shëndosha të mirëbesimit, mirëkuptimit të ndërsjelltë, respektit miqësor dhe kolegjial-natyrshëm do të jetojë edhe tek ne me një besim që u ndërtua nga një grupim me bazë vullnetare, duke lënë pas një veprimtari të suksesshme, për ta zhvilluar e vazhduar më tejë tha ai. 

 


          Presidenti i kësaj shoqate, poeti Preshevar, Adnan Mehmeti, në mënyrë simbolike përmendi faktin se Pema simbolike e shkrimtarëve, që ata e mbajnë si një “logo”, është gjeneza ku drejtohemi dhe ku duhet ta gjejnë vendin të gjithë krijuesit shqiptaro-amerikanë. “Kjo pemë, ceku ai  është frymëzim e  poetes Iliriana Sulkuqi, e cila me dashuri të madhe i mblodhi të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Amerikë, pë t’uj bërë së bashku dhe për t’u lënë brezave jo  vetëm krijimtarinë tonë më të mirë por edhe frymën tonë të bashkëpunimit.” tha ai.

 


   Më tej në fjalën e tij zoti Mehmeti, kujtojë edhe kolegët e tyre të ndarë nga jeta. duke përmendur se “Gjatë kësaj dekade të parë me dhimbje të thellë u kemi dhënë lamtumirën e fundit, anëtarëve të respektuar e të nderuar, të shoqatës tonë;  Anton Kote, Sotir Andoni dhe Peter Prifti.”

 


      Ndërkohë,  në fund të fjalës së tij Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, Adnan Mehmeti, shkrimtari dhe poeti nga Presheva, që nga viti 1995 jeton dhe krijon ne SHBA, theksojë se;’  “Duke besuar tek ju kam bindje se së bashku do të festojmë edhe shumë përvjetorë të tjerë, duke  i shërbyer kështu jo vetëm njëri-tjetrit, por, edhe kulturës sonë kombëtare.”

 

 

          Poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në SHBA-ës, u shpreh se “Çdo festë ka një gëzim specifik, të llojit të saj, ndërsa kjo festë është sa e shoqatës aq dhe e juaja dhe e gjithë atyre që nderojnë dhe vlersojnë kulturën, ndaj është historike si përvjetor, rruga e së cilës është sa e sukseshme aq dhe e vështirë” u shpreh Luzaj.

 


     Më tej kryetari i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro Amerikanë, zoti Dalan Luzaj, vlersojë arritjet e kësaj shoqate, duke thënë se ato ” I zgjerojnë kufijtë e respektit të saj, sepse kënaqësia që të jep puna krijuese, është kthyer në vlera letrare, e cila, i çon drejt ëndërrës dhe deshirës, qëllimit të çdo krijuesi – Suksesist! – Mbasi brezat do të njohin suksese dhe përvjetor të tjerë, por ne kemi pjesën tonë të suksesit që do të qëndrojë përjetësisht si gurë i rëndë në themelin e shoqatës, këtij organizmi kulturor jashtë Atdheut dhe për Atdheun”. ka përfunduar poeti i presekutuar zoti Dalan Luzaj, kryetar
i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në SHBA-ës.

 

 

 

 

 

     Shkrimtari dhe poeti. Gjek Marinaj, President Nderi i  Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, themelusi i kësaj shoqate, në fjalën e tij në këtë 10 vjetor faleminderojë nga zemra , miqt e tij, presidentin e shoqatës z Adnan Mehmeti, kryetarin e saj zotin Dalan Luzi, dhe kryesinë e antarët e kësaj shoqate për këtë organizmim e shkëlqyer të kësaj darke, siç tha ai.

 

     “Me të njëjtin kënaqësi dhe sinqeritet, tha më pas Marinaj, dëshirojë të falemnderojë të gjithë ju të ftuarit për mbështetjen e pandërprerë që i keni dhënë shoqatës sonë gjatë gjithë kësaj dekade të parë. Me këtë rastë ai faleminderojë mes të tjerëve edhe, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshin, Mëhill Velajn, Kolec Traboinin, Naum Priftin, Anton Çefën, si dhe dy dashamirësit më të mëdhënjë të shoqatës, por që nuk janë anëtarë të saj tha ai, Astrit Totën dhe Dalip Grecën” për mbështetjen e madhe që kanë dhënë kur shoqata jonë ishte një ide e cila më pasë u bë një realitet”, pra ky që është sot.”

 


     Zoti Gjek Marinaj,  themelusi i kësaj shoqate, gjatë fjalës së tij një vend të posaçëm u dha dhe lexuesve dhe adhuruesve të librave shqip në diasporë.

 

   Duke kujtuar këtë dhjetëvjetor,  ai kishte shumë dëshirë të fliste siç u shpreh Marinaj pak më shumë për lexuesit e dashur që janë sipas tij – njëkohësisht, edhe lexuesit më të mirë, por, edhe mbështetësit e shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë në Amerikë, në shumë aktivitete dhe promovime librash e sponsorizime librash.

 

    Zoti Gjek Marinaj, kujtojë gjithashtu fillimet e kësaj shoqate, duke thënë se “Që të nderosh një shoqatë shkrimtarësh, është gjëja më e lëhtë, e cila nuk mund të bëhet pa ndihmën e askujt – por, të ndërtosh një shoqatë shkrimtarësh të këtij kalibri është një ëndërr e bukur e kujtëdo! e cila bëhet realitet, por që nuk mund të bëhet pa ndihmën e të gjithë shkrimtarëve dhe poetëve që janë anëtarët e saj.”

 

     Më pasë e mori fjalën edhe shkrimtari Ramiz Gjini, i cili foli në emër të krijuesve të kësaj shoqate, për rrugën e saj dhe sfidat e mëdha që i presin shkrimtarët shqiptarë në SHBA-ës, për bërë shkrime më të mira, dhe koha t’i vlersojë.

 

 

 

    10 vjetorin e krijimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me telegram urimi e përshëndeti dhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare

 


 Telegramet i lexojë poetja Iliriana Sulkuqi . Shkrimtari ynë i madh  Ismail Kadare, në këtë 10 vjetor kishte dërguar telegramin në të cilin thuhej se  ” Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë , shërben si një urë komunikimi duke u ndier  pjestare e “Republikës sonë të Letrave shqip”, kjo është më tepër se sa prekse, më tepër se sa shpresëdhënëse, në çastet kur kemi nevojë.” thotë në telegramin e tij Kadare.

 

  Më tej ai vazhdon duke thënë se “Ju dërgojë urimet më të mira për festën tuaj dhe më vjen mirë që u bëtë bashkë për të festuar bukur këtë 10 vjetor të shoqatës tuaj, dhe do të ndaja me ju të gjitha këto gëzime, por në pamundësi për të ardhur atje, pranoni përshëndetjet e mija më të përzemrta”, ka uruar Kadare.

 


   Telegram urimi  për shkrimtarët shqiptarë në Amerikë, në këtë festë, dërgoi në emër të institucionit të shtetit shqiptarë, dhe Zevendës Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku.

 

      Zëvendës ministria Turku, në përshëndetjen e saj thekson  se kjo ministri e priti me mjaft entusiasëm lajmin e kremtimit të 10 vjetorit të krijimit të kësaj shoqate, duke përgëzuar të gjithë autorët shqiptarë në Amerikë, që me potencialet e tyre intelektual dhe krijimet kan krijuar këtë penë të fuqishme, punë të mbarë dhe suksese në krijimtarinë tuaj në Shtetet e Bashkuara”, thuhej në fund të telegramit.

 

      Përshëndetje, kolegeve të të tyre në SHBA-ës, u dërguan edhe nga editori i revistës”Rrënjët”, Hasan Aliaj, grupi i shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë, Fatmir Terziu, pedagog në Universitetin e Londrës, shkrimtari dhe poeti Agim Shehu, (Zvicër), nga grupi i shkrimtarëve në Greqi, Çikago, Detroit, Boston, e tjerë.

 

     

 

     Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca, përshëndeti në emër të Vatrës Federatës më të vjetër të shqiptarëve në botë, të vatranëve të Amerikës, parardhësit e të cilës, tha ai bënë mrekullira dhe shkruan faqen e ndritur të Shqipërisë. Ashu siç e ka thënë dhe Faik Konica, permendi Greca; “Vatra, mori përsipër të luaj rolin e shtetit – pikërishtë atëhere, kur ai mungonte”.

 

    “Ne krenohemi më Vatrën, theksoi Greca gjatë fjalës së tij, dhe ndihemi shumë të lumtur që jemi sonte në këtë darkë tuajën, ngaqë se edhe një pjesë e ju shkrimtarëve dhe poetëve jeni anëtarë të Vatrës – jeni vatranë.”

 

    


     Me këtë rast , meqënse dhe data po afrohet, me ju të dashur koleg desha të ndaj një gëzim tjetër!tha editori i Diellit, zoti Greca, “Viti që vjen përkon me 100 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptarë, por ja që është edhe fat për Vatrën, dhe vatranët brënda dhe jashtë atdheut, dhe në mënyrë të veçantë për ne shqiptarët e Amerikës, që përpara se të festohet 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, festohet 100 Vjetori i Vatrës” tha ai.

 


” Duke përfituar edhe një herë nga ky rast ju bëjë thirrje të bëheni pjesë e këtij 100 – Vjetori ju me veprat tuaja me krijimtarin tuaj të të gjitha fushave do t’a gjallëroni edhe më shumë këtë 100 Vjetor të dyfishtë të kombit tonë.” përfundojë fjalën e tij editori i gazetës Dielli, zoti Dalip Greca .

 

    Përshëndeti festën e shkrimtarëve shqiptarë në Nju Jork,  edhe fituesi i çmimit Ariu i Argjendtë, në Festivalin e 61-të, të Berlinit,  producenti, regjizori dhe fotografi i talentuar Andamion Murataj, i cili në festivalin e Berlinit, së bashku me regjisorin amerikan, Joshua Marston nji muaj më parë fituan çmimin për skenarin më të mirë për filmin “Falja e gjakut”.

 

  Më pasë përshëndetën edhe Presidentia e shoqatës së gruas shqiptare në Amerikës, “Motrat Qiriazi” Dr. Ana Kohen, përfaqësuesesit të shtetit shqiptarë – Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, z Dritan Mishto,  përfaqësuesia e shtetit të Kosovës diplomatja Valeza Oruçi , nga Konsullta e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork,

 

    Darka e 10 Vjetorit të krijimit të shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, vazhdojë me disa recitime të poezive të poetes  Iliriana Sulkuqi, dhe poetit Dalan Luzi, recituar nga aktori i njohur Herijon Mustafarj . Aktori nga Kosova Shaban Lajçi – artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës, me kostumin folklorik të Rugovës, dhe me lahutë i këndoj


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni