Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, po zhvillon kurs të informatikës për grupmoshat e reja të personave me aftësi të kufizuara, sidomos atyreve me dëmtime fizike. Kursi i cili ka për qëllim aftësimin e këtyre kategorive me punën e kompjuterëve do të vazhdoj edhe me fazën e dytë që nga shtatori.
Kursi organizohet në bashkëpunim me “Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara” të Preshevës., si vijueshmëri e projektit të KDNJ-së që ka për qellim ngritjen profesionale dhe kapacitetet për personat me aftësi të kufizuara të Preshevës dhe Bujanocit, projekt ky që mbështetet nga programi PBILD i Kombeve të Bashkuara.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka hapur edhe dy klube për persona më aftësi të kufizuara në Preshevë dhe Bujanoc, të cilët kanë për synim zhdukjen e barrierave dhe ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara.

SHPËRNDAJE