Në bazë të Udhëzimit nr.25 më datë 20.07.2011,  të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë ju njoftojmë se:

Kandidatët shqiptarë,  të trojeve jashtë kufirit të vendit: Maqedoni, Mali I Zi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dergojnë direkt ne Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë , dosjen e aplikimit , në datat 6-15 shtator 2011. 

            Administrimi I aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Maqedoni, Mali I Zi, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, bëhet nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme dhe notat e lëndeve për të cilat IAL-të Publike kanë vendosur koeficient më të lartë për pranimet në këtë vit akademik.

Listat e kandidatëve fitues,sipas programeve të ndryshme të studimit, e kandidatëve shqipëtarë, të trojeve jashtë kufijve të  vendit:Maqedoni, Mali I Zi, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë te përcaktuara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë pritëse, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara me vendimin nr.423, datë 08-06-2011, të Këshillit të ministrave, publikohet në vende të dukshme pranë fakulteteve përkatëse të IAL-ve dhe dergohen në formë të shkruar dhe elektronike nga IAL-të në Drejtorinë e Arsimit te Lartë dhe Kerkimit Shkencorë MASH, deri më datë 25 Shtator 2011.

Kandidatët shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Maqedoni, Mali I Zi, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 26-30 shtator 2011, duke paraqitur dokumentet e parashtruara ne pikat 7.2.a dhe7.2.b ku ndër të tjera thuhet: 

Kandidati duhet të paraqitet personalisht, pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzoj dosjen individuale, me dokumentet origjinale të më poshtme:

·         Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me listën e notave.Për maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, Dëftesë Pjekurie (në mungesë të origjinalit, vërtetim me listë notash me fotografi, ose dokument me fotografi i lëshuar nga Arkivi iShtetit me notat përkatëse të nënshkruara nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës Arsimore);

·         Dokument identifikimi (letërnjoftim ID,pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;

·         2 fotografi; 

·         Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.550 lekë paguar për llogari të Universitetit, në një nga bankat e nivelit të dytë. 

Dokumentet të jenë në gjuhën shqipe e të noterizuara ne Republiken e Shqipërisë. Në përfundim të regjistrimeve të këtyre kandidatëve dergohet lista e tyre ne MASH (Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës).

 

 

                                                                                  Këshilli Kombëtar Shqiptar

                                                                                  Zyra për informim

SHPËRNDAJE