Fundi i vitit 2011 Ishte me shumë fat për banorët e një fshati spanjoll, që fituan superllotarinë kombëtare, që shpërndau një total prej më shumë se 750 milion eurosh.

Pasi numrat zgjodhën serinë e biletave të shitur në fshatin e tyre, njerëzit nisën të kërcenin të lumtur në rrugë, të derdhin shampanjë dhe verë lumë, por në festime, mungonte vetëm njëri midis 250 banorëve.

Regjisori Costis Mitsotakis ishte i vetmi që nuk kishte blerë një biletë që kushtonte 5 euro dhe do t’i kishte dhënë një fitim prej rreth 120 mijë eurosh, si të gjithë banorët e tjerë.

Një shtetas me origjinë greke, 70-vjeçari u transferua në Sodeto për shkak të një lidhjeje me një grua, por kur marrëdhënia përfundoi, ai vendosi që të vazhdonte të qëndronte në zonë.

Sifoqoftë, nga gëzimi kolektiv edhe Mitsotakis përfitoi diçka. Fqinji i tij i bërë papritmas i pasur pranoi t’i blinte një copë toke, të cilën ai e kishte nxjerrë në shitje prej disa kohësh, por asnjë blerës nuk ishte interesuar.

Llotaria e fundvitit, e quajtur “El Gordo”, ka në total 1 800 fitues, me vendet e para që ndajnë çmime prej miliona dhe qindra mijëra eurosh. Në fshatin me 250 banorë dhe 70 shtëpi, u shitën biletat me numrin e serisë 58 268 dhe të gjithë mbajtësit e biletave u shpallën fitues.

SHPËRNDAJE