"Njeriu do të zhduket nga bakteret"

“Njeriu do të zhduket nga një bakter”. Ky është alarmi i dhënë nga shkencëtarë, studiues dhe mjekë pas një studimi disa vjecar në fushën e bakterologjisë.

Shkencëtarët dhe mjekët thonë se shtëpitë e mëdha të prodhimit të barnave mjekësore kanë ndalur së kërkuari prodhimin e antibiotikëve të rinj, duke u përqendruar në prodhimin e antibiotikëve ekzistues që kanë edhe më shumë treg shitje.

Por e kundërta po ndodh me bakteret, thonë studiuesit. Ato evoluojnë duke fituar rezistencë ndaj baktereve. Rastet kur të sëmurë, që fillimisht janë diagnostikuar me grip të lehtë e më pas, edhe pse janë trajtuar me antibiotikët përkatës, janë përkeqësuar duke pësuar komplikacioni shëndetësore më të rënda, si polmonit, janë rritur ndjeshëm.

“Në betejën mes antibiotikëve dhe baktereve, këto të fundit do të jenë fitimtarë”, shkruan revista “Science” duke shtuar se bakteret shkaktojnë 40 mijë të vdekur në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Nga 15 kompanitë më të mëdha farmaceutike, që disa vite më parë investonin në kërkimet për zbulimin e antibiotikëve të rinj, 8 nuk investojnë më, ndërsa 2 të tjera kanë reduktuar ndjeshëm fondet për këtë sektor.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni