Albana Azizi, e cila këtë vit kishte konkurruar në garën për përzgjedhjen e këngës përfaqësuese në Zvicër për Eurosong, por fatkeqësisht nuk kishe arritur të kualifikohet, ka shijuar ky vit plot suksese në fushën e muzikës.

Gjatë vitit që po lëmë prapa Albana publikoi albumin e parë të saj të titulluar “Si herën e parë” dhe gjithashtu publikoi edhe tre videoklipe të këngëve të saj “E vetmja femër”, “Real Love” dhe “I Love it”, me të cilën këngë ishte pjesëmarrëse në Eurovision Song Contest të Zvicrës.

Albumi i parë i këngëtares kosovare e cila jeton në Zvicër u realizua pas një pune shumë të lodhshme në ‘Top Channel’ në Shqipëri. Albumi përmban këngë të zhanreve te ndryshme si pop, rock, r’n’b, dance dhe folk.

Menaxhimin për Shqipëri të albumit që atje tashmë është në treg, e ka marrë përsipër shtëpia diskografike ‘SuperSonic’, ndërsa për Kosovë produksioni Arboni. Albumi është pritur shumë mirë në Shqipëri, ndërsa në Kosovë albumi do të lansohet më 24 dhjetor.

Albana është paraqitur në shumë mbrëmje muzikore para publikut zviceran e gjithashtu edhe shqiptar, ndërsa më 24 dhjetor do të këndojë për Krishtlindjet në Wankdorf Club në Bern. (Telegrafi)

SHPËRNDAJE