Atë që nuk e kanë bërë studiuesit, historianët, kronistët e gazetarët shqiptarë të Kosovës për një nga personalitetet më të shquara të fundshekullit XX sekretaren e shtetit Medline Ollbrajt, e ka bërë pedagogia dhe studiuesja shqiptare Fatbardha Lauka. Në përvjetorin e 12 të lirisë së popullit shqiptar të Kosovës, pedagogia e studiuesja Fatbardha Lauka (e cila është edhe bashkëshorte e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovës z.Islam Lauka) i sjell ndërmend opinionit shqiptar përkushtimin e znj.Medline Ollbrajt për lirinë e Kosovës dhe i sjell lexuesit shqiptar në Kosovë një vepër sa të rëndësishme aq edhe dokumentare të kohës.

Në botim të Institutit shqiptar të Studimeve Politike, në Prishtinë u promovua vepra e Fatbardha Laukës Medline Ollbrajt misionarja e Kosovës, në të cilin prmovim morën pjesë personalitete të larta të skenës politike diplomatike e kulturore të Kosovës. Për rëndësinë e kësaj vepre foli rektori i Universitetit Victory Bedri Selmani dhe Edi Shukriu.

Vepra hapet më një parathënie interesante madje të përkthyer edhe në gjuhën angleze ndërsa më pas vepra plotësohet me deklarata, intervista e shkrime të vetë znj. Ollbrajt të emetuara nga shtypi vendor dhe ai i huaj.

Vepra në fjalë ilustrohet me një fotografi interesante përmbajtësore ku shihen presidenti Ibrahim Rugova dhe Medline Ollbrajt gjatë një takimi në Prishtinë, ndërsa ilustrohet edhe me fotografi të tjera në kolor që e bëjnë veprën më të pasur e më të vlefshme.

Vepra Medline Ollbrajt misionarja e Kosovës është një literaturë interesante që duhet të jetë e pranishme jo vetëm në bibliotekat nacionale të Kosovës e Shqipërisë por edhe në bibliotekat e gjithë studiuesve, historianëve, kronistëve e gazetarëve shqiptarë kudo që jetojnë e veprojnë.-bs

SHPËRNDAJE