ternavalb

Pas urimit te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, u uroi besimtarëve myslimanë muajin e madhërishëm të Ramazanit, dy kreret e muslimaneve shqiptare ne Kosovë dhe Shqipëria Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj, përmers agjencise se lajmeve “Prsheva jonë”  me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit ka uruar të gjithë shqiptaret (Kosovës e Sqhiperi) deri ne Preshevë, duke u lutur që Zoti të pranoi agjërimin dhe adhurimet e tjera dhe nje jete me te rehtashme, pa diskrminime nga regjimi serb edhe për vellezërit tane ne Kosovën Lindore

 

Tërnava dhe Bruçaj: Të lutemi në kët Ramazan edhe për shqiptaret e Preshevës për një jete më të mirë, si gjthë popujt në Evropë!

Dita e nesërme shënon fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, nisjen e sakrificave, reflektimit dhe dhënies së provave pafund të forcës së besimit. Me këtë rast dëshiroj t’ju uroj nga zemra një agjërim sa më të lehtë e të mbarë! Si dhe të nënvizoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ky Rit shumëshekullor ka për shpirtrat e miliona besimtarëve anembanë botës, për forcën e brendshme të tyre si dhe për kthjellimin e mendjeve të tyre duke farkëtuar gjithmonë e më shumë besimin te i Plotfuqishmi.

 

Myftiu i Republikës Tërnava dhe Kyrterai i KMSH Brucja uron për Ramazan shqiptaret e Kosoves deri ne Preshevë

Sikur Myftiut Tërnava nga Kosova ashtu edhe k<retari KMSH Bruçaj Shqipëria pe rkete muaj te madherueshëm kane kerkuar qe të lutemi në ket Ramazan edhe për shqiptaret e Preshevës për një jete më të mirë, si gjthë popujt në Evropë!

Të nderuar vëllezër e motra besimtarë!

Nesër më 27 maj 2017, është dita e parë e Ramazanit, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së  Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’u urojë të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh., të pranoi agjërimin dhe adhurimet e tjera, të cilat i bëjmë në shenjë Madhërimi ndaj Tij.

Sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të Ramazanit, ngase këto janë obligime që dalin nga Kurani, me qëllimin e vetëm që përmes agjërimit të arrijmë kënaqësinë dhe devotshmërinë shpirtërore, duke iu përkushtuar gjatë këtij muaji edhe më shumë besimit që e ndien besimtari në shpirtin dhe zemrën e tij.

Vëllezër e motra!

Mëkatet e mëparshme të mos jenë pengesë e pendimit, e lutjeve edhe gjatë këtij muaji, që jetës ti japim kuptim, që agjërimit ti japim vlerë. Dyert e kësaj feje universale për mbar botën gjithherë janë të hapura dhe mëshira e të Madhit Zot në raport me njeriun gjithherë është prezente.

Zoti xh. sh.  thotë:

“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë……”El-Bekare-185.

Ramazani ky muaj i mëshirës po troket në dyert dhe vatrat tona, prej nesër begatitë e këtij muaji do të fillon t’i shijon edhe zemra dhe shpirti i çdo besimtari. Të gjithë myslimanët e botës do të sakrifikojnë nga vetja për të agjëruar dhe Madhëruar Allahun edhe më shumë se muajve tjerë, duke u përpjekur të ripërtërijë vlerat më madhore të Ramazanit.

Myslimanët e mbarë botës janë të gëzuar për ardhjen e këtij muaji në të cilin nuk marrin fund begatitë e Allahut, të cilat vetëm mund të përjetohen por jo edhe të shpjegohen, ngase ky është muaj i mëshirës, lutjeve, pendesës, adhurimit, muaj i Kuranit, muaj i shpëtimit.

Ramazani është mburojë e besimtarit, është thirrje mbi dinjitetin dhe përgjegjësinë e cila forcon marrëdhëniet e njeriut me Zotin, me familjen dhe shoqërinë, të cilat i ngrit gjatë këtij muaji në nivel edhe më të lartë me Zotin Krijues.

 

Urimi i Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj për fillimin e muajit të Ramazanit

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat Shqiptare dhe në mbarë botën.

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Nesër me datë 27 maj është dita e parë e këtij muaji të Bekuar, dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtaret myslimane anë e mbanë botës.

Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Ramazani është muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror.

Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin, për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë beslidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin.

Agjërimi i muajit të Ramazanit na mundeson një barazpeshë mes shpirtërores dhe materiales, mes zemrës dhe arsyes, mes vullnetit dhe diturisë. Agjërimi i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj miresive të Zotit të Botërave.

 

SHPËRNDAJE