Presheva.com-i ka shënuar të premtën 15 vjetorin e themelimit të tij. Në praninë të personaliteteve publike dhe mysfafirëve të shumtë, stafi i presheva.com-it ka paraqitur ecurinë 15 vjeçare të punës së tij. Në ambientet e kafiterisë XL në Preshevë, ndër ftesat e shumta pozitivisht iu kanë përgjigjur politikanë, miq, vizitorë, gazetarët e medieve nga Lugina si dhe personalitete të tjera të cilët presheva.com i kanë uruar punë të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha në vitet e ardhshme.
NJË URIM NGA “PRESHEVA JONË” PËR  KOLEGËT E “PRESHEVA.COM” ME  RASTIN E 15-VJETORIT

 

Editorit Driton Salihu,

 

Kolegë të nderuar, të Presheva.com,  pranoni urimet dhe përgëzimet tona me rastin  e 15-vjetorit të portali të juaj (presheva.com) me informim te shpejtë dhe korrekt, cka besojmë se portalit të juaj nuk i ka munguar, sa kemi mundër t’i ndjekim raportimet  e juja, që disa herë edhe ne si agjenci informative jemi shërbyer me informacione apo me ndonjë foto me dëshirë apo padëshirë nga ju….mbi zhvillimet dhe pamjet në Luginën e Preshevës.

Urime edhe njëherë, suskese dhe punë të mbarë !

NGA REDAKSIA E AIK „PRESHEVA JONË“

 

SHPËRNDAJE