Një tërmet prej 3 shkallë makroseizmike është ndjerë sot në Maqedoninë Juglindore. Sipas Observatorit Sizmologjik pranë FMN-në Shkup, tërmeti ka përfshirë dy qytetet Berovë dhe Delcevë, si dhe rrethinat e tyre.

Qytetarët janë tronditur në orën 06.37 kur kanë ndjerë lëkundjet e tokës. Observatori Sizmologjik theksoi se epiqendra e tërmeti ka qenë 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

SHPËRNDAJE