Djaloshi shqiptar 22 vjecar, pas këtij tmerri dërgohet në spital për shërim dhe pas ofrimit të ndiohmës së parë ai zhduket në natyrë, pa shenjë pa dokë ?!, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Gjenevë, 7 korrik / AIK-Presheva Jonë

Një këmbësor rasti ka zbuluar të shtunën e fundit kah ora nëntë të mëngjesit ka hasur në në një thes të quditshëm në bërrllog rrugës Fayards të Genthod (fshata afër Gjenvës) të ku në te ishte një neri i lidhur dhe i therrur me thikë. Lidhur me këtë masakër njoftimet e para të policisë së Gjenevës sypozohet se kjo aferë ka lidhje me qërim hesapesh të bandave të drogës.
 
Një shqiptar gjendet në një thes të bërllogut në Gjenevë i lidhur dhe i masakruar?! Djaloshi shiptar 22 vjecar, pas këtij tmerri dërgohet në spital për shërim dhe pas ofrimit të ndiohmës së parë, ai zhduket në natyrë pa shenjë pa dokë ?!, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Gjeneva, duke ju referuar buimeve të polcisë
 
Sipas një raporti të policisë që ne kemi prokuruar viktima thuhet se ka arritur në Gjenevë të  premten në mbrëmje nga Annemasse (F). Dhe kah ora 22h, i riu shqiptar është rrëmbyer nga dy banditë të cilët ngistnin një makinë të errët të regjistruar në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur në pyll, ai ishte rrahur, lidhur dhe u largua për të vdekur gjatë natës.

“Në fillim mendova se ishte një mbetje e mbeturina..” thotë pensionisti, njeriu i cili kishte hasur i pari në viktimën e gjakosur të mbyllur në thes me duar të lidhura. “Por, sapo e pashë duart të lidhura në kese bërlloku sa i zhgënjyer po aq ishte edhe i trembur.  Pa asnjë fjalë , ai më kërkoi një cigare dhe mër tha se ende është i hutuar. Si kokën e tij ashtu edhe gjymtyrët ishin të mbuluara në gjak. I propozova ta dërgoj tek unë apo spital për shërim..”, ka pohuar kalimtari imn rastit që kishte diktuar viktëmën të cilit ja kishet shpëtuar jetën.

“Djaloshi në thes të bërllokut me duar të lidhura dhe i gajkosur priste vdekjen. Pa ardhjen time në pyll, ai nuk do të kishte asnjë shans për shpëtim i cili kihste minutata e fundit duke luftuar me jetën dhe vdekjen. Rreth këtij rasti i tërë fshati dhe  kantoni i Gjenevës është shokuar, shkruan sot shtypi zvceran.

Polcia ka dalur në vendin e ngjarjes menjëherë dhe shqiptari 22 vjecar është dërguar menjëherë në spital . Viktima ka pësuar lënidme të shumta. Këmbët e tij janë përfshirë me dy plagë me thikë. Por të dielen ai, pas ndhnimës së parë është zhdukur pa pritmas në natyrë, ka humbur pa shenjë pa dokë ?!

“Supozimi është se skena primare e drogës”, ka deklarur sot  Patrik Puhl, zëdhënës i policisë për agjencinë “Presheva Jonë”.  Madje sipas z.Puhl viktima nuk kishte shtruar ankesë për një malltretim të tillë nga bandat mafioze. Sipas policisë së Gjenevës “tregu i heroinës është vënë në shënjestër veçanërisht për shkak se shqiptarët janë shumë aktiv dhe, sipas informatave tona, në Genthod, një dru ka në shërbim  si një “shtëpi e sigurt” për drogë. Në vend, qentë e policisë, megjithatë, nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të drogës. Hetimet vazhdojnë dhe policia është në ekrkim tgë personit për të kuptuar vërte cfarë kishte ndodhur me të dhe kush qëdnron mbrapa tij, mbrapa kësaj tragjedie

SHPËRNDAJE