Në raportin  e radhës të posapublikuar nga Këshilli Evropian nga përfaqësuesi i Monakos Jeran-Charles Gradetto, mes tjerash, thuhet se “në Kosovën  e pasluftës kërcnohen ose vriten dëshimtarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës…” Raporti i Gardettos gjithashtu ka akuzuar autoritet e Kosovës , për mosgatishmërinë e tyre për ta parandalur krimin e organizuar duke anashkaluar rastet e krimeve të luftës.

 

Stasburg, 7 dhjetor / AIK-Presheva Jonë

 

Në sesionin e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të jetë në epiqendër të debatit vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin, por edhe raporti tjetër po ashtu për Kosovën dhe krimin e organizuar në rajon  i përgatitur nga përfaqësuesi nga Monako, Jean-Charles Gardetto. Raporti bënë fjalë për mbrojtjen e dëshmitarëve që kanë të bëjnë me krimet e luftës në ballkan  përfshirë këtu edhe  Kosovën. Në raport ndër tjera lexojmë se “në Kosovën  e pasluftës kërcnohen ose vriten dëshimtarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës..Dëshmitarët në rajon janë në sy si tradhëtarë nga komunitetit kur japin dëshmitë e tyre, që ka mbjellur frikë tek dëshmitarët të dalin përpara drejtësisë me provat dhe dëshmitë e tyre. Madje një numër i konsiderueshëm i këtyre dëshmitarëve nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale..”

 

“Edhe kur një dëshimtar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të rrezikojnë shumë duke humbur vendin e  punës ose të likudohen nga banda speciale. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së. Zoti Haradinaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, por më vonë u shpall i pafajshëm. Gjatë gjykimit të tij, Tribunali nënvizoi vështirësitë që kishte për të siguruar prova nga 100 dëshmitarë të Prokurorisë. 34 prej tyre u janë dhënë masa mbrojtëse dhe 18 morën thirrje. Disa dëshmitarë që duhej të dëshmonin në gjykim, u vranë. Këtu përfshihen edhe Sadik dhe Vesel Muriqi, që ishin nën program mbrojtjeje nga ana e Hagës.

 

“Një dëshmitar i Prokurorisë u vra dhe një dëshmitar anonim u lëndua seriozisht në një shitore në Xërxë, më 10 tetor 2005, pasi që u pajtuan se do të dëshmonin për një rast të krimeve të luftës. Emri i plotë dhe detajet e dëshmitarit anonim u dhanë në një gazetë lokale. Si rezultat i kësaj, në gjykimin e dhjetorit 2005, dëshmitari që mbijetoi nuk ishte në gjendje të dëshmojë në mënyrë anonime”. Më tutje, raporti thotë se shtetet e BE-së duhet të jenë në gjendje që t’u japin strehim në territorin e tyre dëshmitarëve, sepse është e pamundshme për ta që të mbesin brenda Kosovës. Aty i bëhet thirrje edhe EULEX-it që të bëjë më shumë në këtë drejtim. Raporti i Gardettos gjithashtu ka akuzuar autoritet e Kosovës, për mosgatishmërinë e tyre për ta parandaluar krimin e organizuar duke anashkaluar rastet e krimeve të luftës.

SHPËRNDAJE