NJË QUN QË EMITOI ISA BEGUN e LDK-së?!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

 

MBI ETIKËN ZAKONORE:

Ditë më parë gazetarja e njohur Arbana Xharra aderoi në PDK. Brenda pak minutash sikur u nxi dielli, re të zeza ranë, ndërsa bubullima, rrebeshe shiu e breshëri sakatosën çdo gjë të mirë që kishte bërë deri më atëherë Arbana në fushën e gazetarisë. Të gjitha shkrimet e saj u paraqiten vetëm bardh-zi. Gjithë ai vrer dhe gjithfarë fyerjesh kundër saj kalonin çdo etikë morale, njerëzore dhe zakonore, pasi burra goxha burra, madje LDK-ista e Rugovista, nuk kishin dert për të treguar edukatën e tyre familjare kundrejt grave e vajzave  të tyre, sepse ky erozion moral mbi traditën tonë zakonore në raport me gratë, s’ka të bëjë me ne e aq më pak me filozofinë Rugoviane e as LDK-në, sepse gjuha elokuente e dr. Ibrahim Rugova nuk ka duruar vulgarizim e shprehje perverse. Ndërsa komentuesit e shumtë tashmë shihnin jetën e gazetares vetëm nga ana e pasme e pasqyrës.

Çuditërisht nuk më ra të lexoj si e interpretuan deklaratën e saj politike kur tha “vij pa kushte dhe nuk kam kërkuar ndonjë post”, që për mua ishte tepër e dhembshme dhe shqetësuese pasi kudo në politikë hyhet me kushte dhe me ambicie për të arritur poste të larta, npërndryshe s’ka kuptim aderimi në ndonjë parti, qoftë kjo edhe PDK-ja.

 

QUNI I PARLAMENTIT QË EMITOI ISA BEGUN

Më 10 maj 2017, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Anton Quni, emitoi shefin e tij Isa Mustafa, i cili vite më parë u zgjodh në krye të LDK-së duke sharë pikërisht PDK-në dhe Hashim Thaçin, por Anton Quni është dashur të mendoj se përveç emocioneve të atyre çasteve, kjo çorbë nuk pihet më, ndërsa anëtarët e LDK-së nuk duhet të mashtrohen me deklarata të çastit, pasi Anton Quni, dukej se kishte filluar fushatën zgjedhore?! Deklaratat e tilla kanë prapavijë të thellë politike për ta shantazhuar edhe më tej LDK-në. Sigurisht Quni i LDK-së, kujton se duke emituar Isa Begun, do të bëhet shkatërruesi i radhës në LDK-në e Ibrahim Rugovës.

Po çfarë ndodhi: Brenda pak çastesh “Botapress” e Bajrush Morinës, si dhe nëpër rrjetet sociale u nisen aksionet për ta zyrtarizuar Anton Qunin, për kryetar të LDK-së?! Bajrush Morina, si gazetar i skandaleve komuniste na është i njohur qysh në vitin 1981, për të cilin thuhet se i quante studentët irredentistë, pikërisht atëherë kur Isa Mustafa ishte në pupa, atëherë kur në Qendrën e Studentëve ai u bë drejtor i dhunshëm. Që atëherë e deri më sot i shkreti Bajrush Morina, mbeti duke vrapuar pas zyrtarëve të LKJ-së. Por një e vërtetë e pa kontestuar dihet se: Isa Mustafa, Bajrush Morina dhe Anton Quni, kanë hyrë në LDK, vetëm pasi ka vdekur dr. Ibrahim Rugova. Se ishte kjo një rastësi, për vete nuk e besoj kurrë?!

E më tej nëpër rrjetet sociale kemi lexuar elozhet nga ata/ato që i ka e tradhtuar Antoni?! Apo ata/ato më paskan gënjyer mua se i ka gënjyer ata Antoni?! Ky standard i dyfishtë, është i llojit të vet, i cili në gjuhën popullore njihet si pafytyrësi klasike, me të cilën dhe me të cilët nuk zhvillohet demokracia dhe as nuk do të fitojë LDK-ja, sikurse militantët e tjerë të LDK-së të cilët me gjuhën perverse shanin një grua gazetare dhe himnizojnë një burrë me një burrëri të pakt.

Anton Quni nga foltorja e Parlamentit të Kosovës, i tha disa të vërteta për shokët e tij të luftës?! Por heshtja e tij 18 vjeçare, fshehja e së vërtetës a nuk është vepër penale?! Prandaj Prokurori i Shtetit duhet të hap procedurë hetimore për këtë rast! Si ka mundësi që ky Hero i Gjallë(?!), i paska ditur këto gjëra dhe i paska heshtur. Ai e paska ditur se çfarë paskan bërë shokët e tij në luftë, dhe deri më sot  nuk i paska denoncuar këto raste?! Sa çuditëse ky rast po aq e frikshme, e tmerrshme dhe me pasoja kriminale!

Në anën tjetër ne e kemi parë Antonin se si ka shkuar tek familjaret ndoshta të atyre…, (tash enigma rritet, për cilat raste e kishte fjalën, shumësi i papërcaktuar ishte shqetësues dhe akuzues njëkohësisht). Ka marrë pjesë edhe në manifestime dhe akademi të shumta, ka mbajtur fjalime të zjarrta e patriotike, dhe asnjëherë nuk e paska thënë të vërtetën?! A nuk është kjo sjellje, ky qëndrim i Antonit për t’u shqetësuar. Ai akuzoi shumë, aq shumë dhe aq bindshëm, sa nuk kuptuam nëse ishte vet kriminel apo prokuror. Por me sa di prokurorët në gjykatore sillen më njerëzishëm, e ky Quni  i LDK-së, e përdori folëtoren e parlamentit dhe të gjitha mediumet publike, për të treguar një fshehtësi  tronditëse?! Kjo ishte edhe më shqetësuese dhe me përmasa kriminale, andaj ku mbetet etika njerëzore në raport me ato familje që dyshojnë se bijtë e tyre kanë përfunduar në qërim hesapesh nga shokët e luftës të Anton Qunit?!
Për ta dhjerë tërësisht guximin e tij,  ishte servilizmi i tij nënshtrues dhe përkulës para Isa Mustafës të cilin e pastroi, e lau dhe e rehabilitoi. Tash shtrohet pyetja: Cila është arsyeja, cili ishte motivi dhe ku dëshironte të arrinte Anton Quni?!

Nëse besohet se ai e tha të vërtetën të cilës duhet t’i besojmë! Automatikisht shtrohet pyetja pse paska pritur plot 18 vjet, dhe pse foli bash nga Parlamenti, pa nisur asnjë procedurë penale, pa e informuar në detaje Prokurorin e Shtetit, (ndonëse Antoni kur e do interesi thotë se jam institucionalist), pastaj ky Hero i Gjallë, është dashur ta njoftoj edhe prokurorin e EULEX dhe sigurisht edhe Prokurorin e Gjykatës Speciale.

Më 10 maj 2017, Anton Quni, ishte në detyrë, apo e tha të vërteten?! Sigurisht koha duhet ta dëshmojë, por Prokurori i Shtetit nuk asnjë arsye të pres, sepse akuza ishte e rënd dhe vinte nga deputeti. Anto Quni, ka heshtur vazhdimisht kur i kanë thënë Hero i Gjallë, e si ka mundësi një Hero i Gjallë t’i hesht kaq gjatë bëmat e shokëve të Luftës?!

Dikush ia përmendi se është dëshmitar i Gjykatës Speciale, të tjerët ia përmenden edhe bizneset, por ai e mohoi kategorikisht dhe ne duhet t’i besojmë deklaratës së tij, po aq sa heshtjes 18 vjeçare. Në anën tjetër flitet se EULEX ka dosje të hapura për te, prandaj do të ishte mirë ta thotë edhe anën e vrazhdët të pasqyrës, ndërsa bërja publike dhe deshifrimi i mundshëm është edhe një vepër tjetër penale e radhës, por nuk duhet çdo akuzë të arkivohet si deklaratë që mbetet në suaza të fushatës zgjedhore, të cilën e nisi Antoni me një gjuhë vulgare që do ta terrorizoj Kosovën.

 

NË KOSHARE

Në profilin e tij në Facebook, Nasim Haradinaj, ka shkruar se Anton Quni ka ardhur në Koshare me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që i bie me urdhër të Xhavit Halitit. Gjendja këtu komplikohet dhe deklarata bëhet edhe ma misterioze, për të kuptuar cili ishte misioni i vërtetë i Anton Qunit në Koshare? Flitet se në luftë ai rol komandues ka pasur vetëm pas vrasjes së Agim Ramadanit dhe të Salih Çekajt, për të tjerat mund të flasin ata që paskan qenë në luftë me te.

 

NË LIRI

Sa ishte gjallë dr. Ibrahim Rugova, ai nuk është anëtarësuar në LDK. Por kur u zgjodh dr. Fatmir Sejdiu, President i Kosovës, Anton Qunin e pat emëruar këshilltar në kabinetin e tij. Flitet se brenda 7-8 ditësh me presionin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, dr.Fatmir Sejdiu detyrohet ta suspendoj nga posti në fjalë. Unë nuk dua të kalkuloj më tepër pasi Fatmiri është gjallë, si dhe deputetët që e njohin ma mirë të cilët nuk duhet të heshtin kur LDK-së i propozohet një kandidat me damkë, për kryetar të saj. Po ashtu është përfolur se e njëjta ngjarje i ka ndodhur kur është lakuar emri i tij për Ministër i FSK-së?!

NË LDK-në e Zvicrës

Përveç roleve publike dhe atyre “patriotike” në Parlament, Anton Quni, si duket e ka pas rolin për ta disiplinuar edhe Degën e LDK-së në Zvicër, përkatësisht për ta eliminuar shkrimtarin Shefqet Dibrani të cilin nuk e duronte Isa Mustafa. Një gjë më duhet t’ia them qartë Anton Qunit, se kur jam marrë me punët e LDK-së, ai i ka ndjekur kurvat nëpër Kroaci, dhe bash palla nuk i ka hëngër për Kosovën e as për LDK-në?! Nuk është Rugovizëm të shkatërrosh shkrimtarin për me i rehabilituar fshatarët analfabet, për një koc që mund t’ia ketë ofruar Isa Mustafa?!

 

Në GJERMANI MË 24 PRILL 2016

 

Në akademinë përkujtimore për Heroin Salih Çekaj, ishte ftuar edhe Anton Quni, ai foli mirë, madje na i solli edhe të falat e Isa Mustafës, bile ma bëri edhe mua një përshëndetje cinike. Mirë boll, sa për të më cytur që ta ndryshoj pakëz fjalimin. Ndonëse isha i ftuar zyrtarisht nga kryetarja e Degës, më kishin nderuar duke më lënë në fund të pusit?! U dasht intervenimi për ta marrë fjalën?!…

E di se kam lexuar mirë dhe kam shtruar pyetjen pse thuhet “Salih Çekaj ishte një ndër të parët për themelimin e Ushtrisë”, e nuk thuhet “Salih Çekaj ishte i pari”?!  E di se i kam qortuar bashkë partiakët dhe shokët e tij të luftës, si dhe kritikova standardin e dyfishtë të LDK-së “me na përshëndetur Isa Mustafa e mos me na njohur”, kjo gjë nuk shkon i thash atij. I dogji goxha shumë ndërsa duartrokitjet frenteike vetëm sa nuk e çmendën.

Kur shkuam në darkë, më rastisi të ulem ballë për ballë me Anton Qunin. Situatën e ndezi Osman Ferizi, kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj”, në Gjermani, i cili në mënyrë cinike tha se nuk është mirë me ardhur në akademi për ta promovuar veten, (e kishte fjalën për mua). Pastaj, edhe dikush shtroi pyetje sa për ta ngacmuar Anton Qunin, i cili nxori vrerin kundër meje. Ai tha për vete se jam institucionalist dhe premtoi para të gjithëve, diku mbi 30 veta, se ishte i gatshëm për të ardhur në Zvicër, pesë a gjashtë herë, vetëm për ta gjetur kompromisin në Degën e LDK-së në Zvicër.

E në atë takim, pikërisht në anën e majtë e kisha të ulur Hafiz Gagica ndërsa përballë edhe Donikë Gërvallen, e cila kërkoi për hire të darkës të mos e vazhdojmë kundërshtimin. Më duket se unë u bëra burrë, por burrëria e Anton Qunit, këtij mashkulli dy metra i gjatë, u pa më pastaj, tamam si kjo burrnia nga foltorja e parlamentit sa për marketing politik. Më vonë i kam kuptuar të gjitha takimet e fshehta të cilat ky luftëtar i kishte bërë me “Shokët e Luftës”, për ta përmbysur demokracinë në Degën e LDK-së në Zvicër, dhe për ta vrarë politikisht Shefqet Dibranin, gjë që planin e ka realizuar, por ku të ankohesha unë tek një qeveri e cila ishte destinuar për të dështuar në mënyrë të turpshme!

Propozimi nga militantët e rrjeteve sociale, për ta bërë menjëherë kryetar të LDK-së, duket si metodologji e shërbimeve të dyshimta, që kanë për qëllim për ta thelluar shkatërrimin e mëtutjeshëm të LDK-së.

 

St. Gallen, 11.05.2017


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni