Një person ka hyrë mbrëmjen e sotme në një vinç të një ndërtese në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike (PD) në qendër të Tiranës, duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.

Lartësia ku ndodhet personi është rreth 85 metra. Personi rreth moshës 50 vjeç që tentoi të hidhej, Xhemal Xhurra.

Policia nisi negociatat me personin në vinçin e objektit në ndërtim, të cilat u drejtuan nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku.

Forcat e RENEA-s bindën 50 vjeçarin të mos hidhej nga vinçi. Sipas policisë arsyet pse 50 vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi ishin ato ekonomike dhe depresioni i momentit.

SHPËRNDAJE