Jemi ne stinën e verës. Të gjithë ëndërrojmë një lëkurë të butë, të nxirë, por jo të djegur. Duam të marrim ca rreze gjatë pirjes se një lëngu freskues nën hijen e çadrës, larg diellit përvëlues.

Duam të jemi të nxirë dhe kjo të zgjasë edhe disa jave pas pushimeve. Që kjo ëndërr të bëhet realitet, duhet të marrim sa me shumë multivitamina. Vitaminat dhe karotenoidet rrisin sitezen e melanines, këtë melanine që na nxin dhe mbron epidermën nga dielli. Këtë tregojnë rezultatet e një studimi shkencor të bërë nga mjeku Jean-Pierre Césarini, në Paris. Ky studim tregon se marrja e karotenit rrit me 29% sintezën e melanines, filtrit kryesor natyral kundër rrezeve ultra-violet. Në të njëjtën kohë nëse qelizat dëmtohen nga dielli prodhojnë me pak proteina 53. Për ta përmbledhur: sa me shumë karotenoide antioksidues të kemi në gjak dhe në trupin tone aq me shumë mbrohemi nga rrezet ultra-violet dhe sigurisht që do të nxihemi me shumë. Ku mund të gjejmë vitaminat e duhura, seleniumin dhe beta-karotenin. Beta-karoteni, karotenoidet janë pigmente natyrale që gjenden tek frutat dhe perimet. Ato rritin imunitetin dhe kontribuojnë në rigjenerimin e qelizave. Karrotat, bizelet, spinaqi janë disa nga ushqimet e pasura me beta-karotën.

SHPËRNDAJE