Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një zonjë 54-vjeçare është shoqëruar në spital në një gjendje shumë konfuze duke treguar që nuk mbante mend asgjë që nga momenti që kishte përjetuar një orgazëm të gjatë dhe mjaft të fortë një natë më përpara.Mjekët,të shqetësuar, i kanë bërë pacientes një sërë analizash dhe ekzaminimesh. Rezultati ishte mjaft i qartë: zonja ishte për mrekulli dhe ajo që i kishte ndodhur është një fenomen mjaft i rrallë por jo i pamundur, transmeton NOA.

Duket se për shkak të ndonjë shoku të fortë emocional është e mundur të humbasësh kujtesën për disa minuta apo orë (si në rastin e saj). Diagnoza: Amnezi totale transitore. Shpeshtësia e manifestimit të kësaj diagnoze është 3 njerëz nga 100.000 çdo vit. Kjo sindromë, e cila zhduket pas disa orësh apo ditësh, prek zakonisht persona nga 50 deri në 60 vjeç duke iu fshirë kujtesën por jo në mënyrë të pakthyeshme

SHPËRNDAJE