Një ditë në jetën e Beatles

 

Fotografi i famshëm i Luftës, Don McCullin, fotografoi grupin Beatles përgjatë një dite të tërë.

Në një ditë të dielë, 28 korrik 1968, grupi më i famshëm i historisë muzikore dhe fotografi u takuan në redaksinë e ‘The Sunday Times’. Pasi mbaruan aty sesionet fotografike, Beatles kërkonin diçka ndryshe.

Ata i kërkuan fotoreporterit të luftës që t’i fotografonte dhe për këtë gjë e paguan 200 sterlina.

“Do i kisha paguar unë atyre 200 sterlina”, thotë fotografi.

Grupi nga Liverpuli paraqitet në vendet më të njohura të Londrës dhe në shtëpinë e Paul McCartney në St. John’s Wood.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni