Një delegacion i Këshillit Kombëtar Shqiptar I kryesuar nga Kryetari Galip Beqiri udhëtuan në Tetovë për ti dhënë përshëndetjen e fundit veprimtarit, politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar, ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare Arbën Xhaferit, njeriut I cili la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në skenën politike jo vetëm në vendin e tij por kudo që jetojnë shqiptarët, njofton agjencia informative “Presheva Jone”

 

Arbern Xhaferi dha kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare

Vdekja e tij do të lë zbrazëtirë të madhe jo vetëm për familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan qëndrimin e tij politik.
Me këtë rast, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të të ndjerit, popullit shqiptar në Maqedoni dhe gjithë kombit shqiptar.

SHPËRNDAJE