Delegacioni i Komunës së Preshevës, i përbërë nga Orhan Rexhepi, Nën-Kryetar i Kuvendit komunal të Preshevës, njëherit edhe Kryetar i LKSH-së dhe nga Sekretari i po këtij Kuvendi Naser Pajaziti, pas tentimit të katërt vizitoi sot në burgun qendror të Beogradit vetëm Agush Memishin, sepse i njejti nuk u lejua të vizitohet në datën 08. 7. 2011, kur edhe u vizituan tre të burgosurit tjerë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 29 korrik/ AIK-Presheva Jonë

Sipas z.Orhan Rexhepi, pos kërkesës së 8 Korrikut ishte insistuar edhe me dy herë tjera për realizimin e kësaj vizite, dhe kurë  edhe vetë Agushi e bëri një kërkesë të tillë brënda nga burgu, Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, më në fund e lejoi këtë vizitë. U bisedua për shpresën e madhe për lirim të shpejtë, pas Dokument-dëshmisë së EULEX-it, e së fundi edhe pas prononcimet dhe njoftimet e Komisioneres së Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara znj. Navi Pillay rreth gjykimit dhe dënimit  të nëntë të rinjve shqiptarë nga Presheva me101 vjet burg

 
Gjatë kësaj vizite gjysmëorëshe u vërejtë qartë vendosmëria e Agush Memishit, mu ashtu siç kishte qenë që nga dita e parë e Gjykimit, për tu përballur me gjithë këtë proces të montuar politik nga ana e Qeverisë Serbe. Siç dihet, nëntë djemt Shqipatrë të Preshevës u akuzuan për “krime lufte” ndaj Serbëve dhe pastaj, në datën 21. 01. 2011, u dënuan me 101 vjet burg, të gjithë së bashku.

SHPËRNDAJE