Kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës z.Besim Abduli i shoqëruar nga  nënkryetari i kuvendit z.Orhan Rexhepi dhe Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDSH-së në këtë Kuvend z.Mitat Saqipi, vizituan sot në Burgun qendror të Beogradit katër të dënuarit politik Shqiptarë.

Preshevë, 16 mars / AIK-Presheva Jonë (k.m)

Kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës z.Besim Abduli i shoqëruar nga  nënkryetari i kuvendit z.Orhan Rexhepi dhe Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të PDSH-së në këtë Kuvend z.Mitat Saqipi, vizituan sot në Burgun qendror të Beogradit katër të dënuarit politik Shqiptarë.:  Agush Memishin, Faton Hajdarin, Samet Hajdarin dhe Selimon Sadikun, të cilëve Gjykata e qarkut në Beograd e Prokuroria Serbe për krime lufte, përkatësisht qeveria Serbe, më 21 Janar 2011 i shpalli dënime të rënda,  ka njoftuar pak para një qasti  AIK  “Presheva Jonë” shërbimi informativ nga LKSH

 
Burimet  e njeja kanë njoftuar agjencinë tonë se gjatë kësaj vizite u vërejt një gjendje jashtëzakonisht morale e fortë dhe e padiskutueshme te të katër këta djem të Preshevës, duke u mbështetur te pafajsia e patjetërsueshme e qindëpërqindë e tyre për “veprën” për të cilën ngarkohen ata. Vizita zgjati me secilin veçë e veçë nga 15 min.

SHPËRNDAJE