Kosova kërkonë anëtarësimin në ILO

Edhe zyrtarë nga institucionet e Kosovës po marrin pjesë në sesionin e 101 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ku janë mbi 5000 delegatë të 185 vendeve anëtare të kësaj organizate botërore, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë” nga selia e  OKB-së në Gjenevë

 

Gjenevë/ UNO,   Në punimet e konferencës  janë edhe një delegacion dhjetë anëtarësh nga Republika e Kosovës i prirë nga Nenad Rashiq, ministër i  Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së dhe zyrtarë të tjerë.
 Punimet  e sesionit të i ka hapur drejtori i ILO-s Juan Somavia, i cili në Gjenevë kërkoi bashkëpunim të qeverive botërore mes vendeve, superfuqive  dhe qeverive rajonale për të mposhtuar problemet e papunësisë në planet.
 Delegacioni nga Kosova, gjatë qëndrimit në Gjenevë kanë uruar drejtorin  e ri të Organizatës Ndërkombëtare (OBP/ILO) me seli në Gjenevë,  britanikun Ryder Guy, duke kërkuar nga ai për një qasje më dinamike rreth Kosovës dhe anëtarësimit të shpejtë saj në këtë organizatë.
 “Nga shumë drejtues të ILO-s, ministra e përfaqësues të delegacioneve të qeverive të ndryshme botërore kemi njoftuar mbi situatën aktuale në Kosovë, avancimin e proceseve pozitive, por edhe problemet, sidomos atë të papunësisë. Nga këto takime me bashkebiseduesit tanë të delegacioneve të shumta të vendeve botërore kemi hasur në mirëkuptim për bashkëpumim dhe gatishmërinë të investimeve të tyre në Kosovë, duke konsideruar vendin tonë si një shtet stabil dhe të sigurt”, tha Nenad Rashiq, ministër i Punës.për agjencinë “Presheva Jonë”

 Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se prania e AKB-së tashmë është bërë tradicionale në Gjenevë, sepse me vite të tëra Kosova ndjek sesionet  e ILO-s, me shpresë që shpejti edhe si anëtare  e kësaj organizate botërore. Ai tregoi se në Gjenevë, delgacioni nga Kosova kishte një sërë takimesh me përfaqësues të qeverive botërore si dhe organizata tjera joqeveritare ku po lobohet për njohje të reja të  Kosovës.

Kreu i AKB-së tregoi se delegacioni nga Kosova është pritur edhe nga ambsadori shqiptar në OKB .Sejdi Qerimaj. Agim Shahini, e ka njoftuar ambasadorin shqiptar mbi situatën aktuale në Kosovë, sdomos atë të papunësisë dhe problemet socilae që po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni