Pirja e një cigareje marijuanë, e dëmton shëndetin tonë, sa 20 cigare së bashku, ose një paketë më mirë.

Alarmin e ka dhënë “British Lung Foundation” (Fondacioni britanik i Mushkërive), sipas të cilit, pirja e

marijuanës është një gjë shumë e keqe, pasi kërcënon 20-fish krahasuar me duhanpirjen, frymëmarrjen tonë, qarkullimin e gjakut, si edhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të mushkërive.

Por edhe më shqetësues, sipas ekspertëve britanikë, mbetet fakti, se përdorimi i kësaj droge, shoqërohet me një dozë të pavetëdijes dhe mistifikim të realitetit, çka sjell dëmtime të vërteta në psikikën tonë.

Arsye të mjaftueshme këto, për të mos patur kurrë dëshirën e provimit të një një cigareje marijuanë.

Nga ana tjetër, ekspertët britanikë, pohojnë se tërheqja e “barit” në formë cigareje, është mesatarisht dy herë më e fortë se ajo e thithjes normale të një cigareje, çka bën sipas tyre që në mushkëritë tona të hyjë në 5-fishi i monoksidit të karbonit.

SHPËRNDAJE