Nistelrooy i gatshëm të paguajë për t’u kthyer te Reali

(AIK-Presheva Jone)

Ruud van Nistelrooy është i gatshëm t’ia paguajë Hamburgut një milionë euro nga xhepi i tij, për ta bindur skuadrën gjermane që ta lejojë kalimin e tij te Real Madridi.
Los Blancos janë të interesuar ta transferojnë holandezin për shkak të mungesës së opsioneve në sulm, mirëpo ekipi nga Bundesliga nuk dëshiron të dëgjojë për largimin e 34-vjeçarit, nëse diskutohet për shumë më të vogël se katër milionë euro.
Sipas Marca, gjigantët spanjollë kanë ofruar dy milionë euro dhe organizimin e një ndeshjeje miqësore për të shënuar 125 vjetorin e Hamburgut, ndërsa Van Nistelrooy është i gatshëm që të paguajë gjysmën e shumës, vetëm e vetëm që të rikthehet në Bernabeu.
Mirëpo, presidenti i Hamburgut, Bernd Hoffman, ka thënë se e ka refuzuar ofertën e Realit, pasi që ekipi ka nevojë për sulmuesin holandez.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni