NISMAAAPër kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish nënkryetarin e parë të PDK-së Fatmir Limaj, dita e premte do të jetë e madhe.

Të premten themelohet partia e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Partia e Fatmir Limajt do të ketë së paku katër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë që më herët kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Pos Limajt e Krasniqit, edhe Hydajet Hyseni e Haxhi Shala do të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës si pjesë e partisë më të re që do të themelohet në ditën e fundit të muajit shkurt.

Ish-Kryetari i Degës së PDK-së, Xhevat Bislimi, Xhabir Morina e Bilall Sherifi do të jenë pjesë e Partisë së Limajt.

Ndërkohë në aktin e themelimit të Partisë së Limajt do të marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Prizrenin, Zafir Berisha.

Ata po e ngritin një parti të re me të cilën do të garojnë në zgjedhjet nacionale.

“Të premten rreth orës 17:00 edhe zyrtarisht do ta tregojmë emrin e partisë ku edhe do të zgjedhin këshillin drejtues të partisë”, ka thënë burimi, duke shtuar se partia do të quhet NISMA qytetare e Kosovës dhe jo Iniciativa Qytetare e Kosovës qysh është spekuluar në media.

Sipas tij, në partinë e re do të rreshtohen edhe një numër i deputetëve të pakënaqur me partitë e tyre

SHPËRNDAJE