Presidenti i vendit Bujar Nishani i cilësoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, si model të cilin duhet ta ndjekë edhe politika shqiptare.

“Zgjedhjet dhe mesazhet e dhëna pas tyre janë një leksion demokracie”, tha ai, ndërsa shtoi se palqët politike atje dëshmuan se janë në shërbim të vendit.

Presidenti Nishani apeloi që politika shqiptare të mësojë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbajtur zgjedhje të tilla, pa kontestime.

“Ta ndërtojmë edhe ne fushatën në mënyrë të tillë, me etikë në komunikim.
Klasa politike ka ardhur gjithnjë duke u maturuar, krahas lehtësisë që krijon fushata, të përmbahemi dhe të respektojmë rregullat e zgjedhjeve”, tha ai.

SHPËRNDAJE