Nis Takimi ne Beograd: Ministrat dhe depuetët e Kosovës në raport te kryeministri serb Vucic

Beograd, 26 dhjetor -Qeveria serbe ka filluar takimin në mes të kryeministrit Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit serb nga Kosova, të cilëve u bëri thirrje për një takim për diskutimin e konflikteve në mes deputetëve të Lëvizjes Socialiste (Vulin) dhe Listës Serbe (Gjuric, SNS) lidhur me zbatimin e politikave serbe ne Kosovë, njofton Tanjug, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Vuçiq: Listën Serbe e përçau faktori i huaj dhe shqiptarët

Në këtë takim, është duke marrë pjesë Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, deputet serbë të Beogradit, nënkryetari i Listës Serbe Branimir Stojanoviq, ministri Dalibor Jevtiq, si dhe ministri tashmë i shkarkuar , Ljubomir Mariq.

Pjesa nga lista në tuaj, pa konsultim me qeverinë serbe thyen bojkotin e institucioneve të Kosovës dhe u kthye në asamblenë provinciale, e cila është konfirmuar praktikisht se pajtohet me shkarkimin e ministrit Ljubomir Maric, në vend që nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me marrëveshjen e tyre me Mirjana Jevtic nga Lëvizja Socialiste (PS).

Ndryshe, tete takim te sotme me kryeministrin serb e kishte paralajmeruar dite me pare gjate një vizite ne Medvegjë edhe drejtori i të ashtuqujaturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq  duke i quar selam Prishtinës se “do të merret vesh te henen e ardhshsme se kush është Vuçiqi, e kush Mustafa”, shkruan a agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryeministri serb si më parë njoftoi se do t’i japë fund këtyr ferkimeve dhe gjithashtu do të bisewdohet cdo pikë lidhur me akuzat e konfliktit mes kryetarit të PS dhe Ministrit Aleksandar Vulin me drejtorin e  Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq  nga SNS.

Vucic tha pak ditë më parë tha se ai kishte besim të plotë në ministrin Vulin dhe atë të konfliktit të partisë së tij PS dhe Listës Serbe në Kosovë, për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të huaj.

“Disa njerëz i kanë dhënë vetes të drejtën për të bërë diçka që është në kundërshtim me interesat e Republikës së Serbisë, duke përfshirë ketu edhe faktorin e  huaj dhe natyrisht shqiptarët..” ka thëne Vucic sot me serbet e Kosovës.

I gjithë ky konflikt ka nisur menjëherë pas shkarkimit që iu është bërë ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir  Maric, kështu duke vendosur në vend të tij ministren Mirjana Jevtic

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni