NBA ka filluar më në fund dhe ka dhuruar spektakël që në ndeshjet e para të saj.

New York Knicks dhe Miami Heat kanë fituar ndeshjet e tyre në transfertat e vështira ndaj Boston Celtics dhe kampionëve në fuqi të Dallas Mavericks respektivisht.

Carmelo Anthony ka qenë lojtari më i mirë për njujorkezët me 37 pikët e tij dhe 8 topat në tabelë. Përcaktuese për fitoren kanë qenë 17 pikët e tij në periodën e fundit që mbyllën takimin me rezultatin e ngushtë 106-104. Për Celtics nuk kanë mjaftuar 31 pikët e organizatorit Rondo.

Në ndeshjen tjetër, LeBron James ka shënuar 37 pikë, ka kapur 10 topa në tabelë dhe ka shpërndarë 6 assist për t’i dhënë fitoren 105-94 ekipit të tij ndaj Dallas, në Texas. Paraqitje e mirë edhe për yllin tjetër të Miami Heat, Dwayne Wade (26 pikë, 8 topa në tabelë dhe 6 assist).

Për kampionët në fuqi të NBA, Jason Terry dhe Dirk Nowitzki ishin shënuesit më të mirë me 23 dhe 21 pikë secili.

Në ndeshjet e tjera janë arritur këto rezultate: Chicago Bulls-Los Angeles Lakers 88-87, Oklahoma City Thunder-Orlando Magic 97-89 dhe Washington WAariors-Los Angeles Clippers 86-105.

SHPËRNDAJE