Ngjet edhe kjo në Kosovën Lindore – E PABESUESHME, POR E VËRTETË…!

Këshilli Kombëtar Shqiptar, i të të ashtuqujaturës Luginë e Preshevës, mban të drejtën ekskluzive për regjistrim të studentëve në Universitetet e Republikës së Shqipërisë.

Këtë lajm “blic”, të parat e publikuan portalet më të afërta më këtë institucion inekzistent, i cili është pjellë e Partisë për Veprim Demokratik dhe krahut të saj të majtë UDSH (Unioni Demokratik Shqiptar).

Ky Këshill Kombëtar Shqiptar, që administrohet nga Serbia, lëre që po merr kompetenca për t’i regjistruar studentët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhënien e pëlqimit për drejtorët e shkollave shqipe, por edhe merr guxim të shuaj mediumet e këtij rajoni për të marrë para nga Ministria e Kulturës së Serbisë në emër të informimit shqip “Nacional”, organ partiak i këtij institucioni jolegjitim.

Pushteti lokal në Preshevë hesht para këtyre dukurive, kurse atij në Bujanoc i është mbushur koka bërllok dhe nuk po i shkon mendja të përballet edhe me veprimet e një Këshilli, përbërja e të cilit është për t’u vajtuar.

Lufta për pushtet në Bujanoc i ka dhënë komoditet një Këshilli joprofesional, i cili me pa të drejt e quan veten Kombëtar, duke përçarë dhe bllokuar çdo proces që qojnë drejt progresit dhe integrimeve evropiane.

Nuk ka të drejtë një Këshill Nacional si ky i Riza Halimit të vendos për fatin e qindra studentëve shqiptarë, të cilët do të kalojnë nëpër filtrat partiakë të këtij institucioni non grata, pastaj injorimi i shumicës së partive politike dhe dhjetëra shoqatave jashtpartiake, për t’i përmbushur apetite e një klani partiak allapvd.

Nga Tërnoci PRESS (KosovALindore)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni