Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pas një mosmarrëveshje mes dy pleqve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën Xhafzotaj Durrës.

Një 87-vjeçar gjeti vdekjen për shkak se është vrarë nga bashkëshortja e tij, Sabrie Kola, 81-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, Shaban Kola 87 vjeç, ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga gruaja e tij.

Informacione paraprake të policisë së Durrësit të cilës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit nga fqinjët e bashkëshortëve, bëjnë të ditur se shkak mendohet të jetë bërë një mosmarrëveshje mes të moshuarve, e cila ka ndezur dhe sherrin.

81-vjeçarja ndërsa ka përdorur forcën fizike, mësohet të ketë goditur bashkëshortin e saj për vdekje me mjete të forte në pjesë të ndryshme të trupit përfshirë këtu edhe goditjet në kokë, të cilat dyshohet të kenë qenë shkaktar për vdekjen tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në morgun e spitalit, ndërsa mësohet se 81-vjeçarja është shoqëruar për në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë, në te cilën humbi jetën 87-vjeçari

SHPËRNDAJE