Ngadhënjen Pedrosa – Stoner “dorëzohet” para kohe

Casey Stoner rrëzohet në xhiron e fundit, ndërkaq më së miri përfiton shoku i tij i skuadrës, Dani Petrosa, i cili përfundoi i pari garën për çmimin madh të Gjermanisë.

Dani Pedrosa me Honda regjistroi fitoren e parë për këtë sezon në MotoGP dhe të tretën radhazi në pistën e Sachsenring. Shoku i tij i skuadrës, Casey Stoner doli jashtë piste teksa po tentonte ta parakalonte në xhiron e fundit në Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke i dhuruar vendin e dytë Jorge Lorenzos, i cili ka edhe kryesimin në kampionat. Vendi i tretë në podium për Andrea Dovizioson e skuadrës Tech 3. Ai e përballojë me sukses presionin nga shoku i skuadrës Cal Crutchloë dhe më pas nga Ben Spies, i cili e mbylli garën në vendin e katërt. Pas tij u renditën Bradl dhe Rossi, që u nis nga pozicioni i nëntë. Pos Stonerit edhe Mattia Pasini, e braktisi garën para kohe.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni