NGA TAKIMI MUSLIU-MUSTAFA: Gjendja në Luginën e Preshevës ditë e sa vie po ashpërsohet

Intensifikohet bashkëpunimi ndërkomunal mes  Bujanocit dhe Gjilanit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Jonuz Musliu ka vizituar dje Komunën e Gjilanit, me ç’rast zhvilloi një takim pune me njeriun e parë të kësaj komune z.Qemajl Mustafa, ku ne epiqendrë të bisedimeve ishte zhvillimet e fundit në Luginë të Preshvës dha bashke¨punmi i ndërsjelltë rjaonal mes Gjilanit dhe Bujanocit, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Gjilan, 15 shkurt/ AIK-Presheva Jonë

Qëllimi i këtij takimi, sipas zyrtzarëve të kabinetit të kyretarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit,  ishte njohja për së afërmi e kryetarit të Komunës së Gjilanit, me aktivitet dhe problemet me të cilat po ballafaqohet populatta  shqiptarët e Luginës së Preshevës e posaçërisht ata të Komunës së Bujanocit, njofton agjencia informative  “Presheva Jonë”.

Fillimisht z. Musliu e njoftoi kryetarin e Komunës së Gjilanit për gjendjen alarmante të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe fshatrave të Komunës së Medvegjës, në këto ditë të vështira dimri, zona kufitare të cilat nga të reshurat e d endure të borës janë të izoluara totalisht. Ai, gjithashtu, potencoi angazhimet maksimale të Shtabit të emergjencës në nivel komune, të cilët po mundohen t’u dalin në ndihmë qytetarëve të këtyre zonave.

Gjatë këtij takimi u theksua nevoja e zbutjes së policave kufitare, të cilat janë të papranueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, tarifa të cilat assesi nuk duhet nivelizuar me ato që parashihet për mërgimtarët, të cilët një apo dy herë në vit u bie të vijnë në vendlindje, ndërsa shqiptarët e këtyre komunave për shkak lidhjeve familjare, biznesit dhe shkollimit, janë të detyruar për çdo ditë të kalojnë këta kufij shtetërorë.

Gjithashtu shqetësuese gjatë këtij takimi u paraqite edhe gjendja e të të dëbuarëve nga Malësia e Bujanocit, të cilët pa dëshirën e tyre u detyruan dhunshëm t’i lënë vatrat stërgjyshore për të kërkuar shpëtim në Gjilan dhe qendra të tjera kosovare. Statusi i këtyre banorëve akoma nuk është zgjidhur, ata kanë telashe të pajisen me dokumente identifikimi qoftë në Gjilan ashtu edhe në komunat prej nga janë shpërngulur.

Kryetari i Komunës së Gjilanit. Z. Qemajl Mustafa, nga ana e tij  ka siguruar kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Musliu, se do të angazhohet maksimalisht për ta ngritur në nivele më të larta shtetërore e ndërkombëtare problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa përjashtuar edhe problemin e policave kufitare, problemin e të të zhvendosurve etj.

Në fund të këtij takimi, z Musliu, e ftoi për një vizitë z. Mustafa në Komunën e Bujanocit, të cilën ftesë, ai, e pranoi me kënaqësi, njofton Qendra për Informim e LPD-së.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni