Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Lituani me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Në një komunikatë për media, të kabinetes së presidencës, thuhet se sekretarja Klinton e shprehu gëzimin e saj për zgjedhjen e zonjës Jahjaga në postin e presidentes së Kosovës.

Sekretarja Klinton thuhet se i ofroi mbështetjen presidentes Jahjaga dhe Kosovës në të gjitha proceset që ka vendi përpara.

Presidentja Jahjaga e falënderoi sekretaren e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe tha se “roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane”.

SHPËRNDAJE