Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi tashmë mund të lëvizin lirisht.
Përmes një komunikimi zyrtar Policia e Shtetit informon qytetarët shqiptarë se, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Malin e Zi, tashmë mund të kalojnë me kartë identetiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve.

Mësohet se ky konfirmim vjen pasi autoritetet policore malazeze e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre dhe gjatë pasdites së sotme qytetarët shqiptarë kanë kaluar drejt Malit të Zi vetëm me kartë identiteti.

SHPËRNDAJE