Është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal të komunës së Preshevës, për vitin 2012. Për rend të ditës në këtë seancë të parapara kanë qenë 4 pika. Si pika më e rëndësishme ishte ajo e para që kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e planit investiv për vitin 2012 në komunën e Preshevës, raporton rtp. Ndërsa e interesit të veçantë ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i plotsim ndryshimit të vendimit mbi planin rregullativ detal të komunës së Preshevës. Që tëgjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan nga anëtarët e Këshillit Komunal, pas debateve mjaftë konstruktive para votimeve. Vlen të theksohet se nga kjo seancë ka dalë edhe një shtysë për të punuar bujqit. Rrethë 4.5 milion dinarë janë ndarë për subvencione në bujqësi, ku bujqit me projekte të tyre mund që të përfitojnë mjete. Ndërsa edhe kërkesa që të barazohet koeficienti i punëtorëve të çerdhes 8 Marsi me ata të shkollave fillore dhe të mesme është pranuar, ku mjetet e plotsimit tashmë do të ndahen nga buxheti i Komunës së Preshevës. Në këtë seancë gjithashtu janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve drejtuar këshillit komuna të komunës së Preshevës, kurse ato që kanë qenë të arsyeshme edhe kanë kaluar.

SHPËRNDAJE