-Shënimi i “28 Nëntorit”- 100 vjet shtet shqiptar, – Organizimi i simpoziumiot shkencor “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në lëvizjen shqiptare gjatë historisë”, janë ekto nga disa aktivitete që do të organizohen nga  Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore më 28 Nëntor, me rastin e Ditës së Flamnurit dhe Pamvarësisë, njfton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 


Bilall MALIQI

Preshevë, 13 shtator

Në objektin e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës së Trashëgimisë Kulturore.

 

 

 

MBAHET MBLEDHJA E KËSHILLIT DREJTUES TË SHOQATËS SË TRASHËGIMISË DHE TË KRIJIMTARISË KULTURORE…

 
Kjo mbledhje e thirrur nga Kryetari i Shoqatës z. Xhemaledin Salihu kishte këtë rend të ditës:

1.Shënimi i “28 Nëntorit”- 100 vjet shtet shqiptar;

a) Akademi përkujtimore kushtuar Abdullah Krashnicës, hero i popullit shqiptar;

b) Akademi solem ne kushtuar 100 vjetorit të shtetit shqiptar;

c) Organizimi i simpoziumiot shkencor “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në lëvizjen shqiptare gjatë historisë”;

2. Çështje organizative;

3. Të ndryshme.

Në këtë mbledhje morën pjesë:

Xhameledin Salihu, kryetar, Bilall Maliqi, Vaxhid Mehmeti, Demush Berisha, Sali Salihu, Nehat Ramizi, Zeqirja Fazliu, Feti Shaipi.

Rendi i ditës u aprovua anonimisht nga të gjithë pjesmarrësit.

Për rendin e paraparë të ditës në pika të shkurtra elaboroi kryetari Xhemaledin  Salihu duke ua sqaruar të pranishmëve për ecurinë e aktiviteteve të parapara për këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar.

Pati edhe diskutime nga të pranishmit si të prof. Zeqirja Fazliut i cili kërkoi që për shënimin e aktivitetit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar të kontaktojmë me strukturat komunale për bashkëveprim për këtë shënim me rëndësi.

Edhe  z. Feti Shaipi kërkoi që sikurse në Preshevë që organizohet Akademi përkujtimore për Abdullah Krashnicën të njëjtën ta bëjmë edhe në komunën e Bujanocit për Muharrem Kadriun e cila mund të mbahet më 05 nëntor, dhe në komunën e Medvegjës të shënohet ndonjë Akademi për ndonjë figurë të njohur kombëtare gjë që i mbetet prof. Rexhep Abazit të vendos për në komunën e tij për Akademi të mundshme. Me këto sygjerime të z. Feti Shaipit u pajtuan të gjithë.

Në pikën e parë nën c)

U diskutua lidhur me organizimin e Simpoziumit Shkencor një ditëshme të së cilës ia bashkangjesim këtë njoftim:
                                   N J O F T I M

Shoqata e Trashëgimisë dhe  Krijimtarisë Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë
O R G A N I Z O N
SIMPOZIUM, në temë :
“LUGINA E PRESHEVËS NË LËVIZJEN SHQIPTARE GJATË HISTORISË”

Në simpozium do të trajtohen aspekte dhe çështje politike, historike, kulturore, ekonomike, gjuhësore, letrare, etnike, humanitare, trashegimie, antropologjike, fetare, arti, muzike, sociale-humanitare, e tjerë.

Kontributi i Luginës së Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë kohërave:

-Koha e Vjetër

-Koha e Mesjetës

-Koha e Turqisë

-Koha e Jugosllavisë së Vjetër

-Koha e Jugosllavisë socialiste dhe

-Koha e pluralizmit demokratik

Në Simpozium do të trajtohen aspekte dhe çështje të kontributit të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës me rrethinë në Lëvizjen Gjithëkombëtare gjatë historisë.

Simpoziumi organizohet në shënim të 100 vjet shtet shqiptar.

Punimi /përmbledhja, rezimea e punimit/ duhet të jetë deri në 3 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për pjesëmarrje në Simpozium dhe për botim 5-12 faqe, në rradhorin 12.
Simpoziumi do të mbahet më 23 nëntor të vitit 2012.
Afati paraqitjes së punimeve është deri më 16 nëntor 2012.
Për programin e Simpoziumit dhe informacione do të jemi në kontakt.
Paraqitja e punimeve elektronike bëhet në adresë :
[email protected] [email protected]
apo në adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/ Rr.Sava Kovaçeviq,nr.80

 

SHPËRNDAJE