Preshevë 18 qershor
AIK Presheva Jonë

Sot ora 11:00 është mbajtur konferencë për gazetarë nga ana e kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqipëtare z.Orhan Rexhepi,për të shtjelluar problematikën e situatës aktuale politikë në Luginën e Preshevës.

Temë kyqe e kësaj konference ishte procesi ende i pa përfunduar i nëntë djemve shqipëtarë të arrestuar më 26 dhjetor 2008,duke përkujtuar mënyrën brutale të ndërhyrjes së xhandarmërisë në orët e herëta të mëngjesit,duke maltretuar jo vetëm ata (të arrestuarit) por nuk u kursyen as familjarët e tyre,fëmijët,gratë e pleqët.

z.Rexhepi për këtë proces të montuar ndaj të rinjëve shqipëtarë ka akuzuar Beogradin,i cili atë ditë mëngjesi më 26 dhjetor 2008 urdhëruoi që me më shumë se 2600 pjesëtarë të xhandarmerisë dhe 150 punonjës civil  për të bërë këtë arrestim sa më “spektakolar“,proces ky i cili i gjithi udhëheqej nën direktivat e ministrit të punëve të brendshme serbe Ivica Daciq i cili njëherit është edeh zëvëndërskryeministër por edhe kryeshef i policisë serbe.

Në vazhdim të konferencës z.Rexhepi para gazetarëve ka folur përprocesin e stërrzgjatur gjyqësorë ku u panë qartë dështimet totale të gjykatës së serbe njëherit edhe dëshmitarëve të tyre të cilët asnjëri nuk arritën të japin ndonjë dëshmi,dhe nga ky fakt z.Rexhepi u shpreh shumë i habitur se si ende ata djem nuk janë plotësishtë të liruar,madje madje ata janë dënuar me 101 vjet burgë !

“Nuk e di se deri kur do të ndale Beogradi me këto akuza e fletëarreste ndaj shqipëtarëve të kësaj ane,ndoshta ata kanë “dëshmi“ por deri më tani ato të gjitha na janë vërtetuar si të dështuara dhe aspak të sakta“ është shprehur kryetari i LKSH-z.Orhan Rexhepi.

z.Rexhepi në fund u shpreh se të mërkurën do të mbahet një seancë e veçantë e Kuvendit Komunal të Preshevës nga e cila do ti drejtohemi qeverisë së Republikës së Serbisë, pryetarit të serbisë Boris Tadiq, të dërguarit të BE-së në serbi Vincent Degert, Qeverisë së Republikës së Kosovës, ambasadave të Shba-ve, Holandës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Ambasadave të tjera relevante, si dhe faktorëve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

 

 

SHPËRNDAJE