E rënduar në moshë, por gjithsesi e hirshme, këngëtarja më e shquar e muzikës shqiptare në Kosovë, Nexhmije Pagarusha, tashmë është “Qytetare Nderi” në Tropojë. Në fakt surpriza për Pagarushën është ruajtur deri në fund. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, e kishte ftuar Pagarushën për një shëtitje në Valbonë dhe në mbrëmje për të qenë e pranishme në “Sofra Dardane”, raporton Panorama. Por pikërisht “sofra” ka vënë në krye të saj atë që i ka ngrohur me dekada të tëra shqiptarët këndej e andej kufirit. Qindra artistë nga mbarë trojet shqiptare nuk i janë falur në fillim skenës, por magjisë së Nexhmije Pagarushës, duke u fotografuar me të. Në fakt shumë këngëtare të ftuara, “të njohura” në këtë sofër, më shumë u lodhën, duke kërkuar duartrokitje, e duke u endur nëpër pistën e stadiumit të lojërave me dorë sesa kënduan. Mjaftoi vetëm një shqiptim i emrit Nexhmije Pagarusha nga kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demishi, që mbi 10 mijë spektatorë të shpërthenin në duartrokitje pa fund. Si një zonjë e rëndë duke sfiduar moshën, në krah të ambasadorit Lauka, e madhja Pagarusha ngitet në skenë jo për të kënduar, por për të falënderuar. “Nuk e prisja këtë surprizë. Jam shumë e emocionuar. Ambasadori më ftoi për një shëtitje dhe tani po e marr vesh nderin që po më bëni. Unë jam një pjesë e vogël e popullit tim. Tropoja është gjithë shqiptaria, dhe unë për këtë u jam mirënjohëse tërë jetën. Po të kisha mundësi, nuk do të pushoja kurrë së kënduari për ju dhe për popullin tim shqiptar. Jam shumë e lumtur për këtë nder që po më bëni”. Kaq foli këngëtarja që dhuroi shumë emocion një natë në Tropojë.
-
Presevo Valley, 13 may 2013 (Presheva Jone) U.S. Department of State: Political Prisoners and Detainees The constitution prohibits arbitrary arrest and detention. However, there were reports of arbitrary arrests during … Vijon

-
Ternoc,Bujanoc, 22 maj (AIP) -“Plumbat janë për trima e misioni i UCPMB-së është: O Vdekje , o Liri-Deri ne Fitore!”, ka thënë Ridvan Qazimi- Komandant “Lleshi” nër intervistëne fundit dhënë … Vijon
PRISHTINË, 12 maj (AIP) -Zëvedëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri në një intervsitë për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” duke folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në raport me Luginën … Vijon
-
Gjenerata e XIX ( të vitit shkollor 1982/83) të QAMO-s “SKENDERBEU) kremtoi 30-vjetorin e maturës me 3 maj (e premte) në Preshevë në restaurantin “Evropa” për të cilin organizim jemi … Vijon
-
Ka ardhur koha të njihemi me një moment shumë të veçantë në jetën e Eva Longorias,atë të diplomimit të saj. U diplomua të mërkurën gjatë një cermonie të zhvilluar në … Vijon
-
Një herë ujku shkoi në lëndinë dhe gjeti një gomar duke kullotur. Iu afrua gomarit dhe deshi t’i sulej e ta hajë. Gomari e ndjeu rrezikun dhe e luti ujkun. … Vijon
-
Dr. Shefqet KRASNIQI E ardhmja e familjes kosovare është në pikëpyetje të madhe. Kjo për shkak të kahjes së gabuar që ka marrë. Familja si vatër edukimi është duke u … Vijon
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së, megjthëse siç shkruan “Koha ditore”, nuk kanë bërë as “bam” në luftë! … Vijon
-
PRESHEVË, 24 maj (AIP) -Tahir Meha, Qemajl Stafa, Idriz Seferi, Ridvan Qazimi, Isuf Azizi…Janë këta vetë ca trima shqiptarë që u vranë në prita, tinëzisht sepse edhe plumbi ja kishte frigën t’i dilte përballë.. Ata … Vijon
-


Këmbimi valutor


