Nexhat Behluli, koordinator i ri për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Bujanoc

Nga sot Nexhat Behluli, nga PD gjendet në krye të  koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme më komunën e  Bujanocit.

Do theksuar se z.Behluli në kuadër të aktiviteve të  PD-së i kishte prirë programit ekonomik si dhe përpilues të porjketi zgjedhor në këtë sferë.

“ Menjëherë ju kemi qasur formimit të ekipit profesional me të cilin do ta hartojmë programin e detajizuar të zhvilimit ekonomik. Sapo të jet i kryer, programin do ta bëjmë publik për qytetarët “, ka pohuar z.Behluli, pas marrjes së fuksionit. Gjatë përvojës së tij (30 vjeçare ) Nexhat Behluli në sektorin privat, ai njihet si njëri ndër ndërmarrësit më eminent jo vetëm në Luginë të Preshevës por edhe më gjërë.

Behluli është pjesë e Partisë Demokratike që nga themelimi i saj. Nexhat Behluli, me profesion komercialist, ka drehtuar disa  ndërmarrje private në të cilat ka qenë edhe themelues i tyre


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni