Asamblea e Përgjithshme e OKB-së ka nisur punimet e Sesionit të sivjem të 67-in me radhë më 18 shtator, ndërkaq aktiviteti më i dendur, bashkë me debatet e takimet më të rëndësishme do të  nisin nga java e ardhshme. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin vjetor, me presidentin e ri Vuk Jeremiq i cili ndër tjera ka pohuar se « Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës… », raporton nga OKB agjencia informative « Presheva Jonë »

 

Pallati i Kombeve, 20 shtator
Asambleja e Përgjithshme 193 anëtarëshe në pjesën tjetër të javës do të përgatitet për debatin e përgjithshëm që fillon më 24 shtator, ku do të ketë fjalime nga presidentë dhe kryeministra shtetesh të ndryshme, përshirë ketu edhe nga Republika e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ka kërkuar Asamblesë, e cila vepron si një legjislativ për organizatën botërore, që të punojë për të ruajtur sundimin e ligjit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

 

Punimet do të vazhdojnë deri më 30 shtator gjatë së silës kohë Asamblesë i drejtohen liderët e pothuaj të gjitha vendeve. Ata do të paraqesin qëndrimet e tyre për agjendën e sivjeme, por edhe të çështjeve që vendet e tyre i konsiderojnë të rëndësishme.
Delegacionin amerikan do ta udhëheqin presidenti Barack Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.  Kurse nga Shqipëria do të mer pjesë në delagacion prej 10 anëtarësh i prirë nga krerët më të lartë të shtetit shqiptra. Edhe këtë vit Kosovën do ta përfaqësojnë presidenca dhe krerët e qeverisë së Kosovës, por ende nuk dihet në cfarë cilësie nën ombrellën e OKB-së (UNMIK) apo si Kosovë me yll apopa yll (fusnotë)

 

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka hapur sesionin e 67-të vjetor, derisa presidenti i ri Vuk Jeremiq ka thënë se Kombet e Bashkuara nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet e botës brenda natës. Megjithatë, ish kryediplomati i Serbisë ka shprehur bindjen se organizata mbetet e rëndësishme në “adresimin e nevojave në rritje të njerëzimit”. Ai ka thënë se do të kërkojë mjete paqësore për të zgjidhur kontestet ndërkombëtare. Ish shefi i diplomacisë serbe është përpjekur, por pa sukses, në pengimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë njihet si shtet nga rreth 90 vende, por jo edhe nga OKB-ja.

 

 

Asamblea e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutë për Sirinë

AP e Kombeve të Bashkuara mbrëmë ka miratuar një rezolutë joobligative që i jep mbështetje planit të Ligës Arabe, i cili i bën thirrje liderit sirian Bashar al-Asad që ta lë pushtetin dhe në të cilën dënohet ashpër regjimi i tij për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Asamblea 193 anëtarëshe votoi rezolutën me 137 vota për, 12 kundër dhe 17 abstenime. Rezoluta është e njëjta me atë ndaj të cilës Rusia dhe Kina përdorën veto në Këshillin e Sigurimit më 4 shkurt. Që të dy shtetet sërish votuan kundër rezolutës.

SHPËRNDAJE