Beograd, 4 dhjetor/ Presheva Jonë

Sot në Beograd kanë filluar tri seancat e Gjykatës së Apelit ndaj « Grup të Gjilanit, rrespektivisht kundër nëntë shqiptarë të akuzuar si ish-pjesëtarë të “Grupi i Gjilanit”, njofton agjencia informative « Presheva Jonë ».  Siq kemi njoftuar një gjykatë serbe në Beograd para ca muajsh  kishte dënuar me 101 vjet burg disa të rinje të Luginës së Preshevës, që nga autoritet lokale dhe shoqata e dala nga lufta ky proces ishte kualifikuar si i montuar dhe se  këto dënime drakonike i kanë cilësuar me prapavijë politike për qellim të mbjelljes frikë dhe panik tek qytetarët me qëllim të spastrimeve tnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë, vise keto të banuara me shumicë shqiptare.  Pas më se dy vjetësh mbajtjeje në Burgun Qendror të Beogradit, u dënuan me 101 vjet heqje lirie; Agush Memishi me 15 vjet, Faton Hajdari 10 vjet, Ahmet Hasani u dënua me 10 vjet burgim, Nazif Hasani 10 vjet, Samet Hajdari 15 vite, Ferat Hajdari 8 vjet, Kamber Sahiti 8 vjet, Sylejman Sadiku 15 vjet dhe Burim Fazliu është dënuar 10 vite burgim. Ndërkohë, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Samet Hajdari, Kamber Sahiti dhe Burim Fazliu ishin liruar me kusht, derisa gjykata të dërgojë vendimin për vuajtjen e dënimit në burg. Siç, bënë të ditur, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, i cili ditë më parë ka vizituar të burgosurit shqiptarë, me një delegacion të Preshevës, tashmë pesë të liruarit me kusht, kanë marrë ftesat e Gjykatës së Apelit për t`u paraqitur në seancat që fillojnë që nga e hëna. Që të gjithë të dënuarit, disa herë kanë mohuar aktakuzën, duke paraqitur fakte dhe argumente për pafajësinë e tyre. Dënimi me 101 vjet burgim nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Beograd, ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, pati ngjallur reagimet e para të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës, duke e kundërshtuar unanimisht këtë proces gjyqësor dhe njëherësh duke e vlerësuar si një proces të cektë dhe të montuar me motive politike. Sipas burimeve të ngjajshme, ky vendim pritet të shqyrtohet për dy ditë rresht nga nesër në tri seancat e gjykatës së apelit në Beograd.

SHPËRNDAJE