Intervistë me profesor Alifet Nuredinin profesor i gjuhës frenge,kryetarë i dëgës së LPD-së në Preshevë.

 

Projektet e vitit 2012 (plani investiv) në komunë të Preshevës nuk janë shqyrtuar në K.K të Preshevës dhe i njejti nuk është miratuar në bazë të qkafit kryhen këto projekte nuk e kam idenë. Në të njejtën kohë mendoj se secila bashkësi lokale do të përfitjë nga mjetet e parapara të planit investiv së paku me nga një projekt,tha ndër të tjera z.Nuredini gjatë bisedës që zhvilluam me të.

 

Bisedoi:Kushtrim MALIQI

19 mars

 

Pse erdhi deri te ndarja e juaj nga subjekti ku participonit më parë ?

Alifet Nuredini: Në fakt ndarja është bërë që nga zgjedhjet e fundit të 2008-ës kur LKSH me votat e marra nga elektorati mori gjithësej dy këshilltarë në K.K të Preshevës. Ky ishte për mua një debakël pasi që nuk isha mësuar të pësoja këso debaklesh. Ky pësim erdhi si pasojë e mosangazhimit të njerëzve të cilët thirreshin se janë pjestarë të këtij subjekti e më pastaj kur e panë rezultatin përfundimtarë, të njejtit shkuan nëpër parti tjera. Në të vërtetë LKSH kurr nuk ka ekzistuar si parti sepse ajo nuk ka pasur strukturat e veta,hierarkin. Ajo ka pasur vetëm se një këshill nismëtarë për formimin e një partie e cila kurr nuk është formuar dhe për katër vite të tëra ky “SUBJEKT“ politik ka ekzistuar në baza të këtij këshilli iniciativ. Pakënaqësitë e mia personale janë cfaqur që në vitin 2008 me mossuksesin e zgjedhjen e po atij viti. Pakënaqësia e dytë kooinsiston në atë se nuk kam mundur kurr të pajtohem që një njeri me 18 vota të jetë udhëheqës i një subjekti. Pakënaqësia e tretë lidhet me faktin se në vitin 2010 i njëjti njeri ka insistuar që ai të jetë vendimmarrës me rastin e marrëveshjes së re të koalicionit PDSH-BLD dhe LKSH,me qka unë nuk jam pajtuar kurrsesi dhe me  c`rast unë dhe ai i kemi ndarë “dhentë e dhitë“ por që kurr për dy vite të tëra nuk kam prishur raporte miqësore.

 

Para ca ditësh (16.03.2012) edhe zyrtarishtë keni hapur degën e LPD-së në Peshevë,si ndodhi ?

Alifet Nuredini: Thjeshtë pasi që isha pasivizuar dhjetë vite të tëra nga politika 1992-2002,pas kthimit të djemve tanë nga konflikti i armatosur,Orhan Rexhepi më propozon që unë të isha përfaqësues i  këtyre djemve në Kuvendin Komunal të Preshevës. Atë vit isha delegati i vetëm në B.L Miratoc me  c`rast tubova 286 vota. Kjo për mua ishte një kënaqësi e vecantë nga shkaku se qytetarët e B.L.Miratoc e përkrahnin luftën e këtyre djemve port ë njejtën kohë edhe mua si përfaqësues I tyre. Në zgjedhjet e rradhës (2004) arrita që ti mund gjashtë kundërshtarët e mi të lagjës që konkurronin për parti tjera. Si rrjedhojë e asaj që e theksova më lartë erdhi deri tek largimi im nga LKSH. Pataj me anë të bisedave të mia dhe të përkrahësve të mi me njerëzit  kyq të LPD-së erdhëm në përfundim që të formojmë degën e këtij subjekti edhe në Preshevë e që u bë realitet me 16 mars 2012. Edhe pse jemi degë e LPD-së,ajo nuk ka kurrnjëfarë ndikimi në vendimmarrjet tona,qofshin ato për koalicione të mundshme apo gjëra tjera. Ajo na siguron zyrën dhe bënë financimin e së njejtës.

 

Cilët do të jenë qështjet të cilave do ti kushtoni më tepër rëndësi për qytetarët e Presheës ?

Alifet Nuredini: Qështje primare për mua dhe LPD-në do të jetë që nëse Serbia organizon zgjedhje në Kosovë LPD do të kërkojë që edhe zgjedhjet e rradhës në Kosovë të zhvillohen edhe në Luginë të Preshevës,duke marrë parasyshë se këtë vullnet e kemi shprehur që në vitin 1992 ne anë të referendumit. LPD do të bëjë presion në qeverinë republikane me anë të formave të ndryshme demokratike  të bëjë hapjen e vendkalimeve kuftare mes Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë (Llojan-Miratoc dhe Mamaj-Sopot) dhe me Republikën e Kosovës. LPD do të angazhohet që Presheva të ketë një rrugë kahore për ta lehtësuar komunikacionin e dendur nëpër qytet. Kjo do të jetë përmes lumit të Preshevës apo ndonjë zgjidhje tjetër. Për pjesmarrjen në zgjedhjet parlamentare do të vendosë kryesia e LPD-së vendim ky I cili do të bëhet I ditur me rastni e marrjes së vendimit në kryesinë qendrore,për qka do të njofthen mediat dhe opinion.

Si e vlerësoni punën aktuale të partive në pushtet,a po punohet mirë ?

Alifet Nuredini: Unë personalishtë kurr dhe në asnjë moment nuk kam pasur raporte të këqija me anjë këshilltarë të kuvendit andaj e shoh të rrugës që edhe në këtë rast most ë lëshoj akuza ndaj askujt,për atë se a po punohet mirë apo jo,më së miri do ta vlerësoj populli. Ia lë popullit ta vlerësoj këtë punë,ku përgjigjen do ta merrni me 6 maj kur edhe do të jenë zgjedhjet. Projektet e vitit 2012 (plani investiv) komunuë të Preshevës nuk është shqyrtuar në K.K të Preshevës de I njejti nuk është miratuar e në bazë të qkafit kryhen këto projekte nuk e kam idenë. Në të njejtën kohë mendoj se secil bashkësi locale do të përfitjë nga mjetet e parapara të planit investiv së paku me nga një project.

 

SHPËRNDAJE