(AIK-PreshevaJone) 

 

Arenali është në garë për katër trofe, ndërsa Thierry Henry e ka mbështetur gjeneratën aktuale të ish-skuadrës së tij, për të cilën thotë se mund të sjellë trofe në Emirates.
“Djemtë në zhveshtoren e Arsenalit janë me vetëbesim. Gjithçka varet nga ata- Arsenali luan futbollin më të mirë. Jam bërë tifoz i Arsenalit dhe si të gjithë tifozët e Arsenalit dëshiroj që ata të sjellin trofe- kjo do të ishte qershia mbi tortë, sidomos për menaxherin dhe tifozët”, ka thënë Henry për The Sun.
Francezi mbetet golashënuesi më i mirë i Arsenalit i të gjitha kohërave, ndërsa një kohë luajti edhe te Barcelona, para se të kalonte te New York Red Bulls.
Duke folur për përballjen mes dy ish-skuadrave të tij në kuadër të Ligës së Kampionëve, 33-vjeçari ka thënë se Topçinjtë mund t’u sjellin telashe Blaugranëve.
“Unë jam një tifoz i Arsenalit, por kam shumë miq te Barca- prandaj e kam të vështirë të parashikoj. Por, nëse ndonjë ekip mund ta mposhtë Barcën, ai është Arsenali”, ka thënë Henry.

 

SHPËRNDAJE