Sigurisht, ju kujtohet ky emër, kur para ca vitesh krenohej jo vetem Presheva por e mbarë Kosova dhe shqiptarija…..Nerimanja, ishte shkrimtarja, autorja e parë dhe më e re në ballkan e cila në moshën 14 vjecare (para dy deceniesh  e gjysëm) kishte botuar librin e saj të parë “Anjesa dhe doktor Simoni”, për të cilën kishin shkruar disa ditë rresht mediat  belge dhe ato evropiane deri tek ato shqipe në Shqipëri, Kosovë  e Preshevë.  Në atë kohë si emër, si shkrimtare e re në opininin shqiptarë kishte bërë BUM dhe e njohur nga intervista e parë e zhvilluar nga drejtuesi i agjencisë informative “Presheva Jonë” botuar në Zërin e Rinisë.

Preshevë, janar/ AIK-Presheva Jonë
Më konkretisht Mr. Neriman Kamberi u lind në Preshevë të Kosovës Lindore më 1967. Kur ajo ishte në moshën 2-vjeçare, familja e saj u shpërngul për në Belgjikë për shkaqe tashme të njohura sikur gjithë shqiptarët.  Atje Nerimanja kreu shkollën fillore, të mesmen dhe dy vite të studimeve universitare, duke mbaruar më vonë studimet e saj në Universitetin e Prishtinës. Aktulaish Mr.Neriman Kamberi eshte asistente në Faklutetin Filologjik, dega ne Gjuhen Frënge. Mr. Kamberi së shpejti do të mbrojë temën e doktoraturës në të njejtën lëmi. Do shtuar se Nerimanja krahas punës dhe studimeve shkencore ju ka gjetur Kosovës në kohrat më të vështira, gjatë lufte dhe pas saj e cila herë si përkthyese e herë gazetare raprotnte ne kanlet e njohura televizive botërore për zhvillimet në Kosovë dhe viset tjera shqipiptare.
Mr.Neriman Kamberi në moshën krejt të  vogël (14-vjeçare) derisa shoqet e saja ende luanin me kukulla, ajo botoi në gjuhën frenge romanin për fëmijë, “Anjesa dhe doktor Simoni” e mandej “Anjesa dhe shtatë pikturat”, të cilët u përkthyen edhe në gjuhën shqipe dhe u botuan nga ”Rilindja”. Në Kosovë ajo ka botuar edhe një vëllim me poezi “Bluxhinët e grisur” (1991), por më mungojnë të dhëna të freskëta për veprimtarinë e kësaj poeteshe shumë interesante, e cila kombinon të dy kulturat, shqipe dhe frënge, ku përshtypjet nga vendlindja janë pasuruar me elemente nga Evropa perëndimore. Botimi librit të saj kishte mahnintur jo vetem belgjikën por edhe mbarë opinonin evropian, libri i së cilës u mirëprit lartë nga krijuesit shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.  Atë për cka kishint e mahnitur opinonin e gjerë belg dhe evropian pë të cilën shkruajt  dhe folën disa ditë rresht gazetat dhe mediat tjera elektronike ishte fakti se ajo ishte një autore shume e re dhe se ishte shqiptare nga (Presheva) Kosova..kur për Kosovën dhe shqiptarët flitej gjichka mbarë e mbrapsht. Dhe libri dhe emri i shqiptares Neriman Kamberi provokoi krijuesit dhe jo vetem ata por edhe diplomacine evropaine se Kosova dhe shqiptaret nuk qenkan bash të atillë cfare kishin degjuar e lexuar nga propaganda serbe.
Ditë më parë babai i saj Qemajl Kamberi nga Presheva duke përkujtuar ato vite të cilit i kujtohen  sikur të ishtin sot, ai për “agjencinë informative “Presheva Jonë” u shpreh se “ishin kohra sa interesante po aq edhe të vështira , sidomos për ne shqiptarët ku vështirë ishte një shqiptarë, aq më tepër një shqiptare nga Serbia të depërtonte, të vepronte jashtë apo ta thonte edhe një fjalë më të vogël për Kosovën apo shqiptarët…Prezentimi i Nerimanes me librin e saj atëbotë para opinonit evropiankishte domethënje të madhe.” Pra, me pak fjalë kjo ishte Nerimane Kamberi. Ajo me keto  libri kishte kontribuar qysh atëherë sensibilzimit, njohjes së Kosovës dhe shqipareve si një popull i lashtë në ballkan si dhe për kontributin e saj të mëtutjeshëm nga atëherë e deri sot për cështjen kombëtare. Prandaj  agjencia  informative “Presheva jonë” e konsideron një borgj për një prezentim të romansieres dhe intelektuales sonë  para opinonit shqiptarë, sidomos para lexuesve të vegjël dhe poetëve të gjeneratave të reja të Luginës së Preshevës dhe atij mbarë shiptare në Kosovë e Shipëri. Ja, po botojmë ca poezi të saj më poshtë:
POEZI NGA NERIMAN KAMBERI
MURI
U rrënua muri i Saraqinit
Vdiq Nuredin Nuredini
U rrënua muri i Berlinit
U liruan Hansi e Fransi
U thye muri i heshtjes
U shpërthye muri i zërit
Mbeti muri kinez
(Mes meje e teje)
Letër gazete
A është kjo valle makabre
E shtrigave?
A janë banorët e Marsit
Në vizitë në tokë?
Po ç’janë këto hije të natës?
Vijnë dhe shkojnë
Duke mbjellë terror dhe mërzi
Marrin me vete
Nga bodrumi
Një kushedi kënd
Të mbështjellë me batanie
një kushedi kush
me letër gazete
Duke i bartur për krahësh dhe për këmbësh
Lajme të mallkuara
Të paidentifikuar
Edhe vdekja e ka humbur
Karakterin e shenjtë
Epitaf
Këtu prehet
Një shpirt I turbulluar shpesh
Një zemër shpesh e thyer
Një trup pak i përqafuar
Shkronjat e këtij epitafi
Janë shkruar me gjak
Në fund të këtij paragrafi
Dua nënshkrimin tënd
Ëndërroja një biçikletë
Atë ditë kur njeriu
Shkeli hënën
Ëndërrova një biçikletë
Një biçikletë si ajo e shoqes sime
kineze
Atë ditë kur ma blenë
Biçikletën
Ëndërrova të shkeli hënën.
Fytyra  Engjullore
Kisha lidhur një shall
Si Ibrahim Rugova
Të mos ma shohin
Fytin e enjtur
Nga bërtimat
Të mos i shohin
Gjurmët
Nga kafshimet
E gjarpërinjve
Dhe vrragët
E të dy duarve
Që deshën të më furrin
Kisha lidhur një shall
Me ngjyra folklorike
Që i përshtaten
Fytyrës sime ëngjullore
Plot trauma
Mbretëria ime
Oborri im
nuk është oborr mbretëror
francez
austro-hungarez
Aty nuk ec Katarina e madhe
me fustan të gjatë kadifeje
Në oborrin time ka lule ka pula
e unë shëtis
në freskinë e mëngjesit
me pizhama të bardha
Vrasësi i dashurisë
Kur e vrave dashurinë
Dielli e humbi shkëlqimin
Zogjtë mbetën pa zë
Bethovenin e lanë veshët
Mëngjesin që shkove
Mbeta vetëm
Me pikturat tua dhe ato kujtime
Dhe… e vrava Bethovenin

Fytyra ëngjullore

Kisha lidhur një shall
Si Ibrahim Rugova
Të mos ma shohin
Fytin e enjtur
Nga bërtimat
Të mos i shohin
Gjurmët
Nga kafshimet
E gjarpërinjve
Dhe vrragët
E të dy duarve
Që deshën të më furrin
Kisha lidhur një shall
Me ngjyra folklorike
Që i përshtaten
Fytyrës sime ëngjullore
Plot trauma

SHPËRNDAJE